Google po teston shitjen e produkteve përmes videove në YouTube

Qasja e re ndaj reklamimit u lejon kompanive të shfaqin imazhe të sponsorizuara midis rezultateve të imazheve të Google, të shoqëruar me etiketat e blerjes që, kur klikohen, do të identifikojnë artikullin përkatës së bashku me çmimin e tij të gjetur në një imazh.

180

Në mars, Google zbuloi planin e tyre për të eksperimentuar me reklama shitëse në rezultatet e kërkimit të imazhit.

Qasja e re ndaj reklamimit u lejon kompanive të shfaqin imazhe të sponsorizuara midis rezultateve të imazheve të Google, të shoqëruar me etiketat e blerjes që, kur klikohen, do të identifikojnë artikullin përkatës së bashku me çmimin e tij të gjetur në një imazh.

Përveç përdorimit të aftësive të kërkimit të imazhit për reklamim, Google duket gjithashtu të jetë duke u përgatitur në hapësirën e videos për të rritur biznesin e blerjeve online.

Sipas një raporti të ri nga The Information, gjigandi i kërkimit po teston shfaqjen e rekomandimeve të produktit së bashku me çmimet e tyre nën videot në YouTube.

Advertisement

Kur klikohet, linku i blerjeve do t’i dërgoj shikuesit në një faqe të Google Express, me më shumë detaje rreth një produkti të caktuar, duke përfshirë vlerësimet, politikat e kthimit dhe rekomandimet për artikujt që lidhen me to.

Zhvillimi më i fundit ndjek një nismë të ngjashme të nisur nga YouTube vitin e kaluar, me qëllim që të lejojë krijuesit me të paktën 10,000 abonentë të shesin mallra direkt përmes kanalit të tyre.

Tani për tani, është e vështirë të thuhet nëse iniciativa e re e blerjes së Google mund të arrijë të ketë sukses kundrejt gjigantit të blerjeve online, që është Amazon.