Grabitësit

236
Gena Bakiasi

Marrina në leksionin e sotëm u nis pak e përgjumur, sa do donte të bënte një dush para mësimit, të mund të kish larë dhe mendimet pa rrugëdalje që i endeshin në kokë si rroba të palara mire; hapur në ballkonin e një konvikti, diku aty në Qytet Studenti. Po gjumi e kishte rrëmbyer si kaҫak i agimit mbas një vajze të bukur, pak minuta para se të hapeshin dushet e godinave. Godina i quante ajo, që kujisin mjerim rinor dhe tallje shtetërore. Ulet qetësisht në bangë duke i hedhur një shikim miqësor të gjithë auditorit ndërsa leksioni vazhdon; ajo nuhat se nuk qenka e vetmja e pa larë sot.

Profesori vazhdon temën me zell duke përsëritur po atë leksion mbi “kostot” të tërrhequr zvarrë që nga viti i parë e deri tani në master, pa asgjë të re. “Kostot paraqesin shprehjen monetare të sasisë së punës së gjallë, mjeteve të punës dhe të objektit të punës të nevojshme për prodhimin e të mirave materiale. Definicioni më i përgjithësuar…” – vazhdon ai qetë. Po kostot e të ardhmes së studentit i bërë një treg pazaresh korruptive partiake qeveritare, ku majm xhepat e rektorëve, dekanëve dhe institucioneve shtetërorë e privat, nuk di aspak ta shpiegojë. Po si të dijë?! Ai ështëpo po vet një student i keqarsimuar. E ndieu ajo disi ktë keqardhje teksa rrëshkiste tastierën me lajmin “Grabitet Rinasi’’ Ҫudi e madhe, po ka gjë që nuk grabitet këtu!

Mbas protestave të Dhjetorit 2018 nuk ka kurrëfarë ndryshimi, vazhdon historia me leksione të kalbura, dije të dala boje. Në sistemet ndërkombëtare ekonomike dhe kulturore nuk janë konkuruese, janë jashtë niveleve të botës së sotme, si mësime bolshevike. Studentët rropaten në call-center, për të mbijetuar. Ekonomia ngelet një ekonomi bejlerësh dhe të varfërish me fantazma nepotizmi e partish, një ekonomi grabitësish me makina shtetërore, me vul e dosje. Privati gjeneron nepotizmin, shteti partitë. Një grimcë e shikon meritën, një grimcë e gjen dijen vet si njeriu i shpellës së Platonit kur pa dritën e diellit.

Me arsimin është luajtur kumar për të mos thën më shumë se një shekull, si një letër me plot pik që rrëmben të gjithë lojën. Po letra fshihet nën mëng, nën dorë, nën tavolinë, pas kurrizit. Një lojë e pisët që luhet mbi shpatullat e prindit, mbi rrogat mizerie mbi të ardhmen e të rinjëve. Dija grabitet si një e mirë e madhe e kombit që pengon koniukturat partiake me sistem vjedhës të pasurive kombëtare dhe shpërbërjen e kombit. Hungërima e grabitësve të dijes dhe të gjithshkaje

Advertisement

këtu dëgjohet që herët në klasat fillore nga ҫdo nxënës, që i duhet të zgjedhi midis ikjes dhe grabitjes së përditshme.

Shkruan: Gena Bakiasi