Gruaja muslimane bëhet gjykatësja e parë me shami në Britani

216

Një grua në Britani e cila është bërë gjykatësja e parë në botën perëndimore që ka mban veshur një shami dhe shpreson të jetë një frymëzim për muslimanët .

Sipas mediave të huaja, Raffia Arshad, 40 vjeçe, ka ëndërruar gjithmonë një karrierë në drejtësi që nga mosha 11 vjeçare pavarësisht dyshimeve që përshkuan rrugëtimin e saj.

Ndërkaq rreth 30 vite më vonë, ajo u emërua Zëvëndëse Gjykatëse e rajonit të Midlands në Britani të Madhe.

Arshad dëshiron që arritja e saj të dëgjohet me zë të lartë, ndërkaq tregon se ky rezultat është i rëndësishëm për gratë myslimane.

Raffia Arshad, e cila u rrit në Yorkshire, në veri të Anglisë, ka ëndërruar të jetë pjesë e sistemit të drejtësisë që kur ishte 11 vjeç.

Ajo ishte e para në familjen e saj që vazhdoi universitetin .

Zonja Arshad ka qënë shpeshherë objekt diskriminimi në sallën e gjyqit për shkak të zgjedhjes së saj për të veshur shami.

Një pjesëtar i familjes e këshilloi dikur që të mos vishte shami në një intervistë për një bursë në Universitetin e Gjykatës së Drejtësisë në vitin 2001, duke e paralajmëruar se kjo do të ulte shanset e saj për të fituar bursën.

“Unë vendosa që unë do të mbaj veshur shaminë sepse për mua është e rëndësishme të pranosh të tjerët ashtu siç janë,” tha zonja Arshad.