Grupi Irlandez i rokut U2 më të paguarit e vitit 2018

265

U2 Grupi Irlandez i Rokut është më i paguari për vitin 2018. Revista Forbes i ka radhitur ata në krye të listës. Sipas Forbes grupi ka mbledhur 118 milion dollar fitime që nga 1 qershori i 2017 deri më 1 qershori i 2018.

Sipas kësaj reviste ajo që u mundësoi suksesin atyre është turi botëror i mbajtur për të celebruar albumin “Joshua Tree” publikuar në 1987.

I dyti në këtë listë është grupi britanik Coldplay me 115 milion dollar, në të tretin Ed Sheeran me 110 milion dollar, në të katërtin Bruno Mars me 100 milion dollar dhe i pesti Kety Perry me 83 milion dollar.

Advertisement