Hahn: Qytetarët e Maqedonisë meritojnë jetë më të mirë, BE të tregoj lidership

99

Komisari për zgjerim Johanes Han në konferencën e sotme ka theksuar se Maqedonia ka kaluar një rrugë të gjatë drejt integrimeve. Ai ka potencuar se qytetarët e Maqedonisë meritojnë jetë më të mirë dhe nuk duhet ta braktisin shtetin në kërkim të një jete më të mirë.
“Ne si evropian duhet t’i kemi në konsideratë këto përpjekje. Bëhet fjalë për sinjal të qartë për përpjekje për perspektivat e vendeve si Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria. Kjo pritet pas gjitha masave të ndërmarra nga të dy vendet. Ka shumë fjalime se Evropa duhet të ketë rol në nivel botëror, por nëse këtë nuk mund ta bëjmë në oborrin tonë do të humbim kredibilitetin ta bëjmë këtë jashtë. Mund të kërkoj nga liderët tanë të japin dritë jeshile”, ka thënë Hahn,l.
Ai ka shtuar se i ka thënë Makronit se propozimet janë të qarta dhe se është optimist për rezultat pozitiv nesër ose pasnesër.