Haradinaj: Kërkojmë liberalizim, ndërsa hedhim bërllok – marre

178

Kryeministri Ramush Haradinaj ka marrë pjesë në pastrimin e deponisë ilegale në rrugën Gjakovë-Deçan.

Ai tha se tani e tujte të gjitha ata që hedhin mbeturina edhe do të dënohen, njofton Klan Kosova.

“Ne po kërkojmë liberalizim, por kur të na shohin gjithë këtë bërllok – marre”.

Në pastrimin e kësaj deponie ka marrë pjesë edhe kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini.

Advertisement

Nga 15 shtatori, janë larguar 7 mijë tonë mbeturina dhe janë pastruar 322 deponi ilegale, me pjesëmarrje të mbi 150 mijë vullnetarëve.