Haradinaj: Taksa nuk hiqet – nëse Serbia pret, presim edhe ne

122
Ramush Haradinaj

Kryeministri Ramush Haradinaj ka ritheksuar edhe një herë se taksa nuk hiqet, njofton Klan Kosova.

“Taksa nuk hiqet, nëse pret Serbia, presim edhe ne. Me presion nuk kryhet punë – kjo u dëshmua me taksën që gjithë ai presion nuk ka dhënë kurrfarë efekti”, ka thënë Haradinaj në tryezën e organizuar nga KDI.

“Nuk pranoj kushte te reja nga askush për vazhdimin e dialogut me Serbinë. Të gjitha vendet e Kuintit përfshirë edhe Amerikën na përkrahin në qëndrimet tona”.

Haradinaj ka folur edhe për takimin që do të mbahet në Paris gjatë korrikut. Ai ka thënë se liderët kosovarë në këtë takim duhet të jenë unik.

Advertisement

Deri tash janë konfirmuar pesë pjesëmarrës në Samitin e Parisit, por Hatadinaj dëshiron që atje të ketë edhe pjesëmarrës nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe nga Lëvizja Vetëvendosje.