Histori suksesi: Gjirafa do të investon 6.7 milionë dollarë në tregun shqipfolës

Drejtori ekzekutiv i Gjifara, Mërgim Cahani, ka shpjeguar se si do të investohen në tregun shqipfolës investimi i fundit prej Rockaway Capital dhe investitorëve tjerë

137

Themeluesi dhe drejtori ekzekutiv i Gjirafa, Mërgim Cahani, në një intervistë në emisionin për Telegrafi.com ka folur për investimin e fundit për digjitalizimin e Ballkanit, projektet e kësaj kompanie për vitin 2019, si dhe potencialin që ka vendi ynë në fushën e teknologjisë dhe inovacionit.

Cahani ka treguar se Gjirafa deri më tani ka pranuar investime deri në 10 milionë dollarë dhe sipas tij, investimi i parë ka ardhur si investim vetë anak.

“Investimet e tjera kanë ardhur prej disa investitorëve që ne i quajmë investitorë engjëj, pastaj kanë ardhur disa investime nga Seria A të Rockaway Capital, ku ka qenë 2 milionë dollarë dhe është Seria B prej 6.7 milionë dollarë. Në total kemi marrë afër 10 milionë dollarë me synim që të ndryshojmë thellësisht ekonominë e internetit, që do të thotë shërbime për konsumatorin online për Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni”, ka thënë Cahani.

Drejtori ekzekutiv i Gjifara, Mërgim Cahani, ka shpjeguar se si do të investohen në tregun shqipfolës investimi i fundit prej Rockaway Capital dhe investitorëve tjerë.

Advertisement

“Investimi është në dy drejtime – e para, do të fokusohemi në tri grupe të produkteve, grupi një është e-commerce, jo vetëm GjirafaMall, Gjirafa50 (jo vetëm për teknologji por edhe për shërbime, duke filluar nga veshmbathjet, kozmetika, ushqimet, vegla pune dhe gjithçka në mes). Fokusi i dytë është në përmbajtje, apo në emisione argëtuese në GjirafaVideo. Ndërsa shërbimi i tretë janë ato që ne po dëshirojmë ta dixhitalizojmë vendin – këtu është Gjirafa.biz e cila aktualisht ka mbi 80 mijë pika të interesit. Drejtimi i dytë është zgjerimi i këtyre tri shtyllave në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni. Pra, vizioni ynë është ndërtimi i shërbimeve të internetit për shqiptarët në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni, si dhe ofrimi i shërbimeve në diasporë në kuadër të GjirafaVideo”, ka shpjeguar Cahani.