Historia e panjohur – kur Tyson dëshironte të rrihte Jordanin

Dokumentari i Michael Jordan, i cili po transmetohet në Netflix çdo të hënë është bërë shumë popullor, dhe derisa bota po pret për episodet 7 dhe 8, ish menaxheri i Mike Tyson, Rory Holloway, ka treguar një histori të panjohur për publikun.

Holloway që u kujdes për karrierën e Tyson deri në vitin 1998, ka zbuluar se ka qenë dëshmitar i një skene të pakëndshme dhjetë vjet më parë.

Tyson dhe Jordan ishin mysafirë në festën e ditëlindjes së ish yllit të NFL, Richard Dent.

Në atë festë, Tyson e kishte tepruar me pije, dhe atëkohë ishte i martuar me Robin Givens, një vajzë me të cilën Jordan ishte takuar më parë.

Kur Tyson u deh nga pija atë natë, ai dëshironte të rrihte Michael Jordanin.

“Mike piu shumë atë natë, dhe kur ai dehet, të gjitha ndjenjat dalin në sipërfaqe. Kur vura re, i thash kamerierit të mos i shërbej, sepse e dija për çfarë bëhej fjalë. Mike shikoi Jordnain, dhe dëshironte ta rrihte. Jordan bëri të pamundurën për të shpëtuar. Ne mezi qetësuam situatën. Ne e ndryshuam temën gjatë gjithë kohës, Majk tha që dëshironte ta rrihte”, ka deklaruar Holloway./Lajmi.net/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here