Hölzl me biçikletë pa gjithë brigjet e Europës: Larg steriotipeve, shqiptarët banorët më të mirë që kam takuar

“Megjithatë, Shqipëria ishte krejt rast tjetër,” shton më tutje sportisti. “Ishin njerëzit më të mirë të mundshëm, që kam takuar në ndonjë udhëtim timin,” tha ai që ka prekur çdo bregdet të Europës.

44

Çiklisti Sebastian Hölzl ka kryer 32 mijë kilometra rreth e qark brigjeve të Europës për pesë vjet me radhë. Gjatë kësaj kohe ai ka mësuar shumë njerëz të rinj dhe kultura të ndryshme. Gjithçka, përkundër kufizimeve.

Hölzl përndryshe ka punuar si arkivist për 30 vjet në Austri, kurse gjatë kohës së lirë merrej me alpinizëm dhe ngjitje ekstreme mbi shkëmbinjtë. Më pas i fokusohet çiklizimit për të parë sa më shumë vende të ndryshme.

Tashmë i pensionuar, ai ka rrëfyer eksperiencat e tij me njerëzit e kulturave të ndryshme në gazetën më të lexuar austriake “KRONE”.

(Bild: sebastian hölzl)

Foto: sebastian hölzl

Advertisement

Hölzl gjatë viteve 2000-a pësoi aksident me një paragliding, kurse pak sa mori veten i vdiq vëllai nga kanceri. Prej 2004 qetësinë e gjen përmes çiklizmit, përcjell foldrejt.com.

(Bild: Birbaumer Christof)

Foto: Birbaumer Christof

Në 2014 filloi turat për të parë bregdetin nga veriu deri në Gjibraltar. Gjatë udhëtimit as nuk i shkoi mendja të flejë në ndonjë hotel, pasi gjëja më e mrekullueshme për të ishte zgjimi në natyrë nga kënga e zogjve. Pasi pa të gjitha vendet, më i impresionuar mbeti nga Shqipëria dhe shqiptarët.

(Bild: Birbaumer Christof)

Foto: Birbaumer Christof

(Bild: sebastian hölzl)

Bild: sebastian hölzl

Kuptova të vërtetën për shqiptarët

Si shumica e të huajve, edhe ai kishte menduar se Shqipëria është një vend ku banorët e saj vuajnë nga varfëria. Por ndryshe mendon tani, pasi e preku nga afër.

“Megjithatë, Shqipëria ishte krejt rast tjetër,” shton më tutje sportisti. “Ishin njerëzit më të mirë të mundshëm, që kam takuar në ndonjë udhëtim timin,” tha ai që ka prekur çdo bregdet të Europës.

Pavarësisht se pensionist, tashmë çiklisti austriak mendon që të kryejë një udhëtim drejt Amerikës./Foldrejt.com

(Bild: Birbaumer Christof)

Bild: Birbaumer Christof