Imami i Ez’herit kundër poligamisë: Është padrejtësi ndaj grave

„Ata që thonë se martesa duhet të jetë poligamike, gabojnë. Ne duhet ti lexojmë ajetet uranore në tërësi", ka thënë sheiku Al Tajeb.

254

Sheiku Ahmed al Tajeb, imami i madh i xhamisë Ez’heri, ka shkaktuar reagime të shumta për shkak të deklarimit të tij se poligamia është „padrejtësi” ndaj grave, edhe pse i njëjti nuk ka bërë thirrje për ndalimi e kësaj praktike.

„Ata që thonë se martesa duhet të jetë poligamike, gabojnë. Ne duhet ti lexojmë ajetet uranore në tërësi”, ka thënë sheiku Al Tajeb.

Imami i madh i xhamisë Ez’herit, gëzon reputacion të mire ndërmjet sunitëve si dijetar me kredibilitet.

Al Tajeb ka shtuar se monogamia është normë, ndërsa poligamia është diçka që bëhet vetëm në raste specifike. Sipas tij, poligamia në islam është ekufizuar dhe kërkon “drejtësi”, ndërsa “nëse nuk ka drejtësi, është e ndaluar të keni më shumë se një grua. ”

Advertisement

Ai ka shtuar se kjo dukuri ka ndodhur për shkak se “nuk është kuptuar sa duhet Kurani dhe Syneti i të Dërguarit”

Al Tajeb ka kërkuar të ndryshohet qasja ndaj gruas, sepse sipas tij, “gratë janë gjysma e shoqërisë tonë, dhe kjo është njëjtë sikur të ecim vetëm me një këmbë”

Këto deklarata kanë shkaktuar debate të ashpra në shumë vende myslimane.