Integrimet ekonomike evropiane dhe historiku i saj

744
Ali Maksuti

Një histori e shkurtër e integrimeve ekonomike evropiane

Pas Luftës së Dytë botërore, kur Europa po kalonte krizat më të thella ekonomike, në Cyrih të Zvicrës, më 19 Shtator 1946, Winston Çerçill do të deklaronte… “gjatë gjithë kësaj kohe ekziston një zgjidhje… prap të ngrisim familjen e madhe europiane, të cilën do të sigurojmë në bazë të një strukture e cila do të mbijetojë mbi parimet e paqes, sigurisë dhe lirisë. Ne patjeter të krijojmë Shtetet e Bashkuara të Evropës…!”

Për të kuptuar më qartë integrimet ekonomike evropiane, ne sot duhet t’i qasemi një historiku të rrjedhës së ngjarjeve politike si dhe atyre ekonomike të BE-së së sotshme. Pas luftës së dytë botërore, e cila erdhi fill pas dy dekadave të luftës së parë botërore, shtetet dhe kombet e Evropës i solli në një situatë të tillë që nuk mendohej se mund të gjendej një zgjidhje përfundimtare që të sigurohej paqa evropiane dhe stabiliteti i saj ekonomik. Miliona njerëz të vdekur, shumë refugjatë, ekonomi të rrënuar totale. Kulmi i kësaj do të ishte lufta e gjatë franko-gjermane, që do t’i mbushte plot 130 vjet armiqësi deri tek dy luftërat botërore, ku në skenë më tepër ishte e përfshirë vet Evropa. Shumë vende evropiane, të cilat kishin koloni në gjithë botën, erdhi moment që lufta dhe kriza të vinte brenda oborrit të saj. Shtetet koloniale do të luftunonin mes veti brenda territorit të tyre, për një qëllim, të riorganizimit të kolonializmit botëror, ndarjen e tregjeve globale.

Por pas përfundimit të kësaj lufte, liderët politik, aktorët ekonomik dhe ideologët e Evropës do të dalin në debate me  tre shkolla të mendimit ekonomik dhe politik të shkaqeve të luftës dhe në bazë të këtyre shkollave të mendimit, do të vendosej fundamenti i një paqe afatgjate në Evropë, që do të reflektonte në tërë botën.

Advertisement

Tri shkollat e mendimit ishin:

  • Gjermania është fajtore për luftërat evropiane. Ku sipas planit Morgent,Gjermania të izolohet dhe të vendoset tek shtetet me rezik te lartë, si dhe në aspektin ekonomik shtet që ka të zhvilluar vetëm sektorin bujqësor. Ky kategorizim i Gjermanisë ishte edhe në luftën e parë botërore, por pas këtij koncepti, në Evropë më tepër nxitet rivalitetin nacional evropian ku solli Luftën e dytë botërore.
  • Kapitalizmi është fajtor. Marksizëm leninizmi e akuzoi kapitalizmin për të gjithë të këqijat që i erdhën botës, sidomos në aspektin ekonomik dhe social. Zgjidhja e vetme ekonomike dhe sociale e Evropës dhe botës eshte komunizmi.
  • Nacionalizmi ishte fajtor. Shkolla e tretë e mendimit gjente fajtor nacionalizmin. Zgjidhja e problemit të nacionalizmit në Europë, do të niste me idetë e Winston Cerçillit për një Evropë mbi nacionale, që të gjithë kombet e Evropës të themelonin Shtetet e Bashkuara të Evropës.

Shkolla e mendimit se Gjermania është fajtore për luftërat botërore, do ta ringjallte nacionalizmin në nivelin më të ashpër të saj, nazizmin, në Evropë që do të përsëritej prapë një luftë e re mes kombeve. Kështu që kjo shkollë e mendimit nuk pati më sukses pas viteve të  dyzeta dhe pesëdhjeta. Gjegjësisht proteksionizmi si koncept ekonomik do të kishte më pak ndikim në zhvillimin e mendimit ekonomik të pas luftës së dytë botërore në gjithë  shtetet e Evropës dhe do të niste të zhvillohej mendimi se duhet zgjedhur një model të rij të unifikimit të interesave mbi nacionale, ku do të kishte ndikim ideja e më vonshme për unionin ekonomik evropian.

Pas përfundimit të luftës, Gjermania dhe Austria si humbëse të luftës do të ndahen në zona të kontrolluara nga ndikimi amerikan, anglez, francez dhe ai rus. Evropën qendrore dhe atë lindore, politikisht do ta fuste në kontroll Rusia dhe ndikimin ideologjik komunist. Ku shkolla e mendimit të dytë, ku komunizmi shihej si shpëtim nga përsëritja e luftërave dhe sjellja e paqes afatgjate, do të kontrollonte vendet si Letonia, Estonia, Latvija, Cekosllovakia, Romania, Bullgaria etj dhe në jug Jugosllavia dhe Shqipëria që pat një forcë dhe ndikim edhe në Greqi.

Ideja se kapitalizmi është fajtor për përsëritje të luftërave botërore filloi të ketë ndikim të madh edhe në Evropën Perëndimore, psh. fill pas përfundimit të luftës së dytë botërore, në vitin 1946, në zgjedhjet e para parlamentare të pas luftës, në Itali partia komuniste do të marë 19% të votave, në Francë 29% , Spanja 31%, kurse SHBA-të dhe Anglia në mënyre kategorike e hodhën anash vizionin komunist të botës dhe aspak nuk arritën të depërtojnë idetë komuniste në institucionet shtetërore as edhe të mendimit politik as edhe ekonomik.  Kjo edhe do të niste atë që do të quhej edhe Lufta e Ftohtë, mes perëndimit kapitalist dhe lindjes komuniste.

Shkolla e mendimit se nacionalizmi është fajtorë për përsëritjen e luftërave dhe mënyra e vetme për të larguar përsëritjen e luftërave është përgatitja e një integrimi ekonomik evropian, ide të cilën e nisi Winston Cerçill për krijimin e Shteteve të Bashkuara Evropiane. Në vitet 40’ kjo ide ishte larg realizimit.

Disa vite më vonë politikani vizionar gjerman, Konrad Adenauer do të luaj rol të rëndësishëm në afrimin e dy fuqive ekonomike dhe politike të Evropës, Francës dhe Gjermanisë. Afrimi i të cilave do  të ndikonte në një të ardhme të afërt uljen e ndikimit amerikan dhe anglez ne kontinentin evropian. Këto ide dhe lëvizje politike do të ndikojnë që menjëherë të mendohej për një organizim dhe bashkëpunim ekonomik evropian si dhe bashkëpunim politik, ku si rezultat i këtyre lëvizjeve do të themelohet OECD – Organizata për Bashkëpunim Ekonomik Evropian dhe Komuniteti evropian i qymyrit dhe çelikut .

(vazhdon)

Shkruan: Ali Maksuti