Ivanov paralajmëron Xhaferin: Do të ndiqesh penalisht

Kryetari i Kuvendit në pres konferencë ka deklaruar se nuk ndjenë asnjë përgjegjësi sepse ka vepruar në bazë të kompetencave të tij.

148
Me nënshkrim të Kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi, janë shpallur në Gazetën Zyrtare Ligji për gjuhët dhe Ligji për ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës. Kryetari i Kuvendit në pres konferencë ka deklaruar se nuk ndjenë asnjë përgjegjësi sepse ka vepruar në bazë të kompetencave të tij. Ai ka shtuar se i ka dhënë kohë të mjaftueshme Ivanovit të nënshkruaj ligjet. Xhaferi ka potencuar se mund të ketë votë mosbesimi për Ivanovin.

Nga ana tjetër nga kabineti i Kryetarit të shteti kanë kërkuar përgjegjësi penale nga Xhaferi.

“Ky është një moment ku do të dëshmohet se a ka Gjykatë Kushtetuese Republika e Maqedonisë, a funksionon prokuroria, a kemi prokurori të pavarur dhe a ka sundim të së drejtës. Pyes, vallë përfaqësuesit e faktorit ndërkombëtar, të cilët përkrahin këtë koalicion qeveritar, do të paraqiten dhe do të përkrahin këtë mënyrë të sjellëve të ligjeve”, – kanë deklaruar nga kabineti i Ivanovit.

Qeveria e Maqedonisë përkrah vendimin e Xhaferit. Ata kanë reaguar edhe ndaj deklaratës të Ivanovit.

“Ivanovi ishte i obliguar të nënshkruaj ligjet, ndërsa ai ka vendosur të shkel Kushtetutën, është më se e nevojshme të ndërmerren masat në pajtueshmëri me Kushtetutën, që të vazhdoj funksionimi i demokracisë parlamentare. “ – thuhet në deklaratën e Qeverisë.

Advertisement