Izraelitët dalin kundër qeverisë së koalicionit të Netanyahut

Qindra njerëz në Tel-Aviv të Izraelit, protestuan kundër qeverisë së koalicionit të formuar nga Kryeministri izraelit Benyamin Netanyahu dhe lideri i Aleancës Kaltër-Bardhë Benny Gantz.

Qindra njerëz në Tel-Aviv të Izraelit, protestuan kundër qeverisë së koalicionit të formuar nga Kryeministri izraelit Benyamin Netanyahu dhe lideri i Aleancës Kaltër-Bardhë Benny Gantz.

Sipas lajmeve në faqen e internetit të gazetës izraelite “Yedioth Ahronoth” qindra izraelitë morën pjesë në demonstratën e organizuar nga “Lëvizja e Menaxhimit të Cilësisë në Izrael” në sheshin Rabin në Tel-Aviv.

Qeveria e koalicionit e udhëhequr nga Netanyahu-Gantz u protestua gjatë demonstratës, e cila u organizua me moton “Izraeli turpërohet”.

Të enjten Presidenti i Izraelit, Reuven Rivlin zyrtarisht ngarkoi me detyrë Netanyahun për të formuar qeverinë.

Partitë e Aleancës Likud dhe Kaltër-Bardhë të udhëhequr nga Netanyahu njoftuan në një deklaratë të përbashkët të mërkurën se qeveria e re do të marrë detyrën duke u betuar në parlament më 13 maj./trt

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here