Ja si do të jetë moti për festën e Fitër Bajramit

Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike për sot pasdite paralajmëron mot jostabil me shi lokal, bubullima, erë të përforcuar dhe paraqitje të breshrit. Temperatura maksimale do të lëviz prej 16 deri në 26 gradë.

84

Mot i ngjashëm me shi dhe bubullima pritet edhe në Shkup ku temperatura maksimale do të arrijë deri në 24 gradë.

Mot të ndryshueshëm dhe jostabil do të kemi ditën e martë deri të mërkurën.

Lokalisht proceset do të jenë më intensive në formë të motit të keq me reshje më të mëdha, bubullima dhe paraqitje të breshrit.

Advertisement

Stabilizim i motit dhe rritje të dukshme të temperaturës pritet nga e premtja dhe gjatë fundjavës kur temperaturat maksimale do të rriten deri në 36 gradë.