Japonia kalon në recesion për shkak të krizës Covid-19

Ekonomia e Japonisë ra në recesion për herë të parë pas 4.5 vjetësh, duke e futur vendin në rënien e saj më të thellë që pas luftës, pasi kriza e koronavirusit ka ndikuar në një numër të madh të bizneseve dhe konsumatorëve.

Ekonomia e tretë më e madhe në botë u tkurr për të dytin tremujor radhazi. Parashikimi mesatar i tregut ishte për një tkurrje prej 4.6% në tremujorin e parë. Hera e fundit që Japonia pësoi recesion ishte në 2015. “Është e sigurt që ekonomia pësoi një rënie edhe më të thellë në tremujorin aktual”, tha Yuichi Kodama, kryekonomist në Institutin e Kërkimeve Meiji Yasuda. “Japonia ka hyrë në një recesion të plotë.”

Koronavirusi, i cili u shfaq për herë të parë në Kinë në fund të vitit të kaluar, ka shkatërruar ekonominë globale pasi shumë vende ndërrmorën masa të rrepta për të frenuar shpërthimin që ka vrarë deri më tani mbi 310,000 njerëz në të gjithë botën. Pandemia ka shkatrruar zinxhirët e furnizimit dhe bizneset, veçanërisht në vendet me tregti të tilla si Japonia.  E gjithë kjo ka sjellur një tendosje në tregun e punës. Shkalla e papunësisë në mars u rrit në nivelin më të lartë brenda një viti, ndërsa disponueshmëria e vendeve të punës u ul në nivelin më të ulët në tre vjet.

Rënie e thellë

Kushtet parashikohen të jenë përkeqësuar në Japoni në tremujorin e tanishëm pasi kryeministri Shinzo Abe në prill shpalli gjendjen e jashtëzakonshme mbarëkombëtare në mesin e rritjeve të infeksioneve nga koronavirus.

Analistët e pyetur nga Reuters presin që ekonomia e Japonisë të zvogëlohet me 22.0% në tremujorin aktual, që do të shënonte një rekord si rënia më e madhe dhe do të nënvizonte kolapsin e aktivitetit që pritet të shohë rënien më të keqe që nga Depresioni i Madh i viteve 1930.

Qeveria ka njoftuar tashmë një paketë stimuluese prej 1.1 trilion dollarësh, dhe Banka e Japonisë zgjeroi stimulimin për muajin prill.
Abe ka premtuar një buxhet të dytë shtesë në fund të këtij muaji për të financuar masa të reja shpenzimesh për të qetësuar goditjen ekonomike nga shpërthimi.   REUTERS /

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here