Jemi të interesuar të arrihet marrëveshja midis Kosovës dhe Serbisë

98
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, sot është takuar me shefat e misioneve të shteteve anëtare të BE-së dhe shefen e BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova.

Haradinaj tha se aty diskutuan për të arriturat dhe sfidat e Kosovës në rrugën evropiane.

“Republika e Kosovës është fuqimisht e vendosur për anëtarësimin në BE si prioritet i lartë i saj, gjersa vazhdon të punojë pandërprerë për të arritur zbatimin e plotë të MSA-së, dhe të respektojë obligimet e kontratës sonë të përbashkët”.

“Qeveria është angazhuar plotësisht në përmbushjen e agjendës evropiane, duke ndërmarr me këmbëngulje reforma të gjithanshme, sidomos për fuqizimin e sundimit të ligjit”.

Advertisement

Haradinaj tha se janë të interesuar që të arrihet një marrëveshje me Serbinë.

“Për të ecur përpara dhe që të sigurohet paqja afatgjatë dhe e ardhmja evropiane për të dy shtetet, jemi të interesuar të arrihet marrëveshja përfundimtare ligjërisht e obligueshme midis Kosovës dhe Serbisë, që rezulton me njohje reciproke”.

“Një sinjal i qartë nga BE, se respektohen arritjet tona dhe se kemi mbështetjen e saj në mënyrë aktive është realizimi në kohë optimale e lëvizjes së lirë për qytetarët e Kosovës”, ka shkruar Haradinaj në rrjetin social Facebook.