Ka vdekur ish-presidenti amerikan George H.W Bush, një mik i madh i shqiptarëve

133

Në moshën 94 vjeçare ka vdekur ish-presidenti amerikan George H.W Bush, i njohur edhe si Bushi i vjetër.

George H.W Bush ishte presidenti i 41-të i Amerikës viteve 1989-1993.  Ai President u zgjodh pasi shërbeu dy mandate si zëvendës president i Ronald Regan. Në muajin prill ai ishte pranuar në spital për kujdes intensiv për shkak të një infeksioni të gjakut, vetëm një javë pas vdekjes së gruas së tij, Barbara Bush, 73 vjeçare.

Për vdekjen e të atit  ka folur edhe djali i Bush, ish presidenti amerikan George W.Bush, Bushi i riu..

“Jeb, Neil, Marvin, Doro dhe unë jemi të pikëlluar të ju njoftojmë se pas 94 viteve të mrekullueshme, babi ynë ka vdekur. Ai ishte njeri me karakter të lartë dhe babai ma i mirë që një vajzë apo djalë mund të kërkojë”,  është shprehur i mërzitur ai.

Advertisement