Kandidatët e mundshëm për Kryetar shteti të VMRO-DPMNE

Në anketën e ardhshme në listë do të futet edhe deputeti Vllatko Gjorçjev, i cili sipas burimeve partiake, nuk e ka fshehur dëshirën për tu futur në garë. Ai për këtë gjë ka filluar kampanjë private, mirëpo kjo gjë akoma nuk është konfirmuar nga Vllatko Gjorçev.

272
Photo: MKD.MK

Partia opozitare VMRO-DPMNE nëpërmjet anketave është në kërkim të kandidatit më të mirë për zgjedhjet presidenciale. Deri më tani, sipas burimeve të brendshme partiake, janë organizuar 3 anketa, ndërsa janë paralajmëruar të tjera për javët në vijim. Lista e kandidateve vazhdimisht po zgjerohet.

Sipas burimeve jozyrtare, në anketën që është mbajtur javën e fundit të dhjetorit, e cila ishte publikuar në MKD.MK, kandidatët më të pëlqyer nga të anketuarit janë Savo Klimovski, Tanaja Karakamisheve, Gordan Siljanovski dhe Trajko Sllavevksi, si dhe ish ministri i financave Zoran Stavrevski. Gjithashtu sipas kësaj ankete të anketuarit janë shprehur të gatshëm të votojnë edhe deputetin Antonijo Milloshoski.

Këtë gjë Milloshoski nuk ka dashur ta komentoj, por as nuk e ka demantuar duke deklaruar se “akoma nuk ka vendosur se a do të futet në garë dhe se kjo do të ishte sfida më e madhe për vitin 2019”.

Në anketën e fundit, përveç Milloshoskit, përkrahje të kënaqshme kanë pasur edhe profesori Savo Klimovski dhe Tanja Karakamisheva, mirëpo kjo e fundit ka pasur përkrahje më të madhe nga përkrahësit e VMRO-DPMNE dhe jo nga të anketuarit e tjerë.

Advertisement

Në anketën e ardhshme në listë do të futet edhe deputeti Vllatko Gjorçev, i cili sipas burimeve partiake, nuk e ka fshehur dëshirën për tu futur në garë. Ai për këtë gjë ka filluar kampanjë private, mirëpo kjo gjë akoma nuk është konfirmuar nga Vllatko Gjorçev .

Përfundimisht kandidati për Kryetar të shtetit do të dihet në Konventën për kandidatë të VMRO-DPMNE që do të mbahet me 16 shkurt 2019.