Katari edhe pse i penalizuar fitoi ndaj Japonisë dhe rembeu Kupën e Azisë 2019

Me një rekord të përgjithshëm të turneut me 19 gola të shënuara dhe vetëm një të pranuar, mund të argumentojnë se Katari janë fitues të meritor të Kupës së Azisë 2019,

124

Me një rekord të përgjithshëm të turneut me 19 gola të shënuara dhe vetëm një të pranuar, mund të argumentojnë se Katari janë fitues të meritor të Kupës së Azisë 2019, pasi sot ata fituan në fushë më shumë politike se sa fushë sportive. Atyre në fillim të turneut ju bë një goditje të madhe pasi që u ndaluan tifozët e tyre të udhëtojnë në stadiumin e qytetit sportiv të Zayed në Abu Dhabi për të kërkuar të përkrahin futbollistët e kombëtares së tyre.

Almoez Ali hapi rezultatin pas 12 minutash dhe në këtë mënyrë ai në total ka shënuar 9 gola në këtë turne, duke shkruar faqen e tij të historisë në analet e futbollit të Kupës së Azisë si golashënuesi më i mirë në një turne. Dhe Katari nuk përfundoi aty, 15 minuta më vonë Hatem dyfishoi rezultatin për 2-0 .

Me kalimin e kohës, Japonia ngriti tempon dhe pas një aksionit të rrallë të Japonisë dhe zvogloj rezultatin. Akram Afif ishte mbresëlënës fitoi një penalti për skuardën e tij. Topi goditi në krah fudbolistin japonez dhe pas një konsultimi të VAR, zyrtari Irmatov dha një goditje penalti për Al-Annabi. Afif vendosi rezultatin përfundimtarë 3-1, të një fitore të madhe për kombin e Gjirit, të cilët janë të vendosur të mbajnë dhe Kupën e Botës 2022 FIFA.

Advertisement