Këngëtarja nga Kosova përfaqëson Serbin në Eurovizion

192

​Është zhvilluar në Serbi “Beozivija 2019”, festivali i rëndësishëm i këngës, i cili zgjedh dhe përfaqësuesin e këtij shteti që prej vitit 2007 në Eurovizion.

Pas një gare të fortë dhe një votimi surprizë, fituese është shpallur Nevena Bozovic, këngëtarja nga Kosova, me këngën “Kruna” që në shqip përkthehet “Kurora”.

Nevena Bozovic është artisja 24 vjeçare e cila ka lindur dhe ka jetuar për disa vite në Mitrovicë, derisa vazhdoi studimet në shkollën e muzikës në Beograd. 

Edhe pse në moshë të re, ajo është një emër i njohur për muzikën në Serbi, pasi ka qenë pjesëmarrëse në disa talent-show si “The Voice”, por gjithashtu karriera e saj ka qenë e lidhur ngushtë me Eurovizion-in.

Në vitin 2013 ajo përfaqësoi vendin e Ballkanit si pjesë e grupit “Moje 3” me këngën “Ljubav Je Suda”.

Advertisement

Ata nuk arritën të kualifikoheshin në finale në atë edicion gjithsesi. Ndërkohë në 2015-ën, Nevena ishe pjesë e jurisë që dërgonte këngën e Serbisë në Eurovision.

“Një kurorë dhe një hakmarrje” e kanë titulluar blogerët e Eurovizioni-t fitoren e saj dhe udhëtimin që do të bëj drejt Tel Avivit.

Kjo për shkak të titullit të këngës por edhe pasi do të përpiqet që kësaj radhe të “hakmerret” në një farë mënyrë ndaj jurisë së Eurovizion-it që para pak vitesh e la jashtë fazës finale, shkruan blitz.al.

Ndërkohë faqet e dedikuara festivalit europian të këngës, e theksojnë faktin që Nevana është e lindur në Mitrovicën e Kosovës. Ashtu siç bën dhe vetë këngëtarja, e cila jo vetëm që e ka të shkruar vetë në Instagram: Mitrovica, Kosovo dhe jo Serbia siç mund të shkruhet rëndom në shtetin sllav.

Gjithashtu në një intervistë të 2012-ës ka pranuar që Kosova është në zemrën e saj pavarësisht se nuk kthehet shpesh që ta vizitojë.

Në numërimin final gjithsesi ajo u shpall fituese dhe zyrtarisht përfaqësuese e Serbisë në Eurovision./Gazetaexpress