Këta janë kandidatët për zgjedhjet për kryetarë komunash në Ohër, Novo Sellë dhe Dibër

Pesë persona kanë dorëzuar kandidaturë për kryetar të komunës së Ohrit, e nga dy kandidatë janë paraqitur për komunën e Novo Sellës dhe Dibrës

128

Pesë persona kanë dorëzuar kandidaturë për kryetar të komunës së Ohrit, e nga dy kandidatë janë paraqitur për komunën e Novo Sellës dhe Dibrës.

Zgjedhjet lokale në këto komuna do të mbahen së bashku me ato presidenciale, pra rrethi i parë do të mbahet më 21 prill, dhe i dyti më 5 maj.

Të hënën do të hidhet shorti për radhitjen e kandidatëve të këtyre tre komunave.

Në garën për Ohrin janë Nihail Trendafilov – Nançe nga Unioni Demokratik Qytetar (UDQ), Mire Milloshoski nga VMRO-DPMNE-ja, Kostanti Georgievski nga LSDM-ja, Stevçe Stevoski, kandidat i partisë Demokratët dhe Xhemal Mena, kandidat i Lëvizjes Besa.

Advertisement

Zgjedhjet për Ohrin u shpallën pas vdekjes së kryetarit të deritanishëm, Jovan Stojanoski, më 15 dhjetor të vitit të kaluar.

Në Novo Sellë do të garojnë Nikolla Andonov nga LSDM dhe Nikoëëço Stoilkov nga VMRO-DPMNE -ja. Këtu ka zgjedhje sepse ish-kryetari Boro Stojçev dha dorëheqje pas dënimit për kontrabandë me cigare.

Në Dibër garojnë Hekuran Duka i BDI-së, Arben Agolli nga Aleanca për Shqiptarët, i mbështetur edhe nga Lëvizja Besa. Edhe në Dibër ka zgjedhje pasi që kryetari i deritanishëm Ruzhdi Lata ndërroi jetë.