Këto tri ushqime ju mbrojnë nga kanceri dhe jua zgjasin jetën

Acidi klorogjenik, një lloj i acidit folik që gjendet në kafe, në pemë dhe në perime, ka efektin më të madh

112

Ushqimi i pasur me kafe, me fruta dhe me perime mund t’ju mbrojë nga kanceri i gjirit, sepse shkencëtarët kanë ardhur në përfundim se ushqimi i pasur me acid folik është i shkëlqyeshëm për zvogëlimin e rrezikut nga kanceri i gjirit në menopauzë. Acidi klorogjenik, një lloj i acidit folik që gjendet në kafe, në pemë dhe në perime, ka efektin më të madh, transmeton Gazeta “Zëri”.

Studimi ka përfshirë mbi 1000 të anketuara, të cilat është dashur të plotësojnë një pyetësor se sa shpesh konsumojnë disa prej 136 ushqimeve të prezantuara. Ata kanë llogaritur përqindjen e acidit folik të cilin e kanë konsumuar nga ushqimi i pasur me të, ndërsa varësisht nga kjo, ato janë ndarë në tri grupe.

Ato me përqindjen më të madhe kishin për 62 për qind më pak gjasa që të sëmuren nga kanceri i gjirit në krahasim me ato që kanë pasur vlerën më të vogël të acidit folik.

Shkencëtarët kanë ardhur deri në përfundim se me konsumimin e ushqimeve të pasura me acid klorogjenik, siç janë kafja, pemët dhe perimet, në masë të madhe ulin rrezikun nga kanceri i gjirit.

Advertisement

Ushqimi i tillë zvogëlon proceset inflamatore në inde, stresin aididativ i cili dëmton indet dhe krijon rezistencë ndaj insulinës. Për këtë arsye shkencëtarët këshillojnë të hamë 5 porcione të pemëve dhe të perimeve të ndryshme.