Kim Mehmeti: Jetojmë në kohët kur edhe feja shihet si biznes (VIDEO)

Kim Mehmeti, vetëm pak ditë më parë ka publikuar librin më të ri me tregime “Lutjet e Mesnatës”.

113
Kim Mehmeti

Në këtë libër, por jo vetëm, ai ndërthur natyrshëm realitetin me fantazinë, duke i krijuar lexuesit variante dhe horizonte të reja mbi traditën, familjen, shoqërinë dhe shqetësimet e së tashmes dhe ato që na mbeten të mbartura nga e kaluara.

Shumica prej këtyre historive që tregohen në këtë libër kanë jo pak nota trishtimi, dhimbje apo dëshirë për të shpresuar; duke i bërë të duken tepër reale.

Libri është botuar nga shtëpia botuese “Agora” dhe vjen pas romanit të një viti më parë të titulluar “Pusi”, ku tregonte për sakrificat dhe peshën e gruas shqiptare, në një rrëfim për identitetin dhe familjen.

Top Channel

Advertisement