Kina zbarkon në Hënë

Anija kozmike Chang`e 4 u lëshua në hapësirë në muajin Dhjetor, duke transmetuar imazhin e parë nga afër të anës së errët të hënës, pak orë pa mesnatës së datës 2 janar.

173

Një anije hapësinorë kineze ka ribërë historinë duke prekur kështu pjesën e largët të Hënës ditën e Enjtë, bëjnë të ditur mediat shtetërore kineze. Kjo shihet si një arritje historike jo vetëm për Kinën por edhe më gjerë, pasi është hera e parë që një mision hapësinor zbret në anën e errët të Hënës.

Anija kozmike Chang`e 4 u lëshua në hapësirë në muajin Dhjetor, duke transmetuar imazhin e parë nga afër të anës së errët të hënës, pak orë pa mesnatës së datës 2 janar.

Kjo anë është e padukshme për tokën pasi është ajo që nuk zbulohet kurrë. Misionet e mëparshme kanë arritur vetëm që ta shohin këtë anë të hënës por asnjëherë nuk kanë zbritur në të.

Zbarkimi i misionit kinez në këtë pjesë të Hënës ka hequr kështu atë vellon e mistershme që e mbulonte duke hapur një kapitull të ri në drejtim të eksplorimit njerëzor të saj.

Advertisement

Nga ana tjetër, ky mision përkthehet në një hap mjaft të rëndësishëm përpara për Kinën dhe ambicien e saj për të zgjeruar programin hapësinor.