Koha Ditore: Orkestra e Operës së Maqedonisë saboton koncertin e Ramë Lahajt

Sipas kësaj gazete, koncerti Ram Lahajt është realizuar fal pianistit Genc Tukiqi, i cili ka udhëtuar deri në Shkup, në momentin që është bërë e qartë se Orkestri i Operës së Maqedonisë është dukë sabotuar tenorin shqiptar

74

Gala koncerti i tenorit me famë botërore Ram Lahaj, i cili u mbajt dje në Shkup, ka qenë në prag të dështimit, për arsye se disa anëtarë të Orkestrit së Operës të Maqedonisë kanë refuzuar ta përcjellin, shkruan Koha Ditore.

Sipas kësaj gazete, koncerti Ram Lahajt është realizuar fal pianistit Genc Tukiqi, i cili ka udhëtuar deri në Shkup, në momentin që është bërë e qartë se Orkestri i Operës së Maqedonisë është dukë sabotuar tenorin shqiptar.

Tenori  Lahaj ka shtuar se me orkestër kanë bërë tri prova por ka qenë e pamundur të mblidhen të gjithë dhe të mobilizohen për ta mbajtur koncertin.

“I kam dëgjuar thashethemet e koncerteve paraprake që nganjëherë orkestrat në Maqedoni dinë të mos jenë korrektë kur janë në pyetje aktivitetet shqiptare. Por kësaj radhe unë veç e vërtetova derisa erdhëm me një pikë ku unë e anuloj koncertin me orkestër”, ka thënë Lahaj.

Advertisement