Kokëdhima: Qeveria të paguajë punëtorët dhe bizneset

Kryetari i partisë ‘Zgjidhja’, Koço Kokëdhima, i bëri thirrje qeverisë që të paguajë punëtorët e sektorit shtetëror dhe bizneset private. Duke iu referuar pagesës së gjysmës së pagave për punonjësit e ‘Albpetrol’-it, Kokëdhima u shpreh se “Është e turpshme dhe kriminale që qeveria të mburret ditë-natë për dhënien e ‘pagave të luftës’ për sektorin privat, kur përgjysmon ato të ndërmarrjeve shtetërore, apo nuk u paguan detyrimet sipërmarrjeve private”.

Reagimi i Kokëdhimës

Edhe pse kanë qenë nga 8 orë në punë, punonjësit e Albpetrolit do të marrin ‘pagë lufte’ për muajin prill. Vendimi për mbajtjen e gjysmës së rrogës për qindra punëtorë është një krim ndaj burimit të vetëm të jetesës së familjeve të naftëtarëve. Është e turpshme dhe kriminale që qeveria të mburret ditë-natë për dhënien e ‘pagave të luftës’ për sektorin privat, kur përgjysmon ato të ndërmarrjeve shtetërore, apo nuk u paguan detyrimet sipërmarrjeve private. Albpetrol duhet të ribëjë borderotë e prilit me rrogat e plota të punonjësve të naftës, ndërsa qeveria duhet të shlyejë një më një detyrimet financiare ndaj kompanive private./shekulli.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here