Konfirmohet rasti I parë me koronavirus në Gostivar.

402

Në Gostivar është konfirmuar rasti I parë me koronavirus. Kështu bëjnë të ditur nga reparti infektiv në Gostivar. Bëhet fjalë për një grua të moshës mbi 40 vjeçare e cila dje është paraqitur bashkë me burrin e saj në Repartin Infektiv, me djegie të fytit dhe shtrëngime në kraharor.

Doktor Enes Memedi-infektolog njofton se pacientja menjëherrë është izoluar në Repartin Infektiv dhe rezultatet sot flasin se është pozitive me koronavus. Gjendja e saj është stabile por nëse shfaqet ndonjë lloj komplikacioni, do të dërgohet në Shkup, njoftojnë nga reparti infektiv në Gostivar.
Sot do të testohet bashkëshorti I saj dhe do të izolohen njerëzit që mund të kenë pasur kontakt me të.