Konkluzionet e myftinive të Maqedonisë rreth ngjarjeve të mbrëmshme

Në Mbledhjen e Jashtëzakonshme të Rijasetit në Fakultetin e Shkencave Islame në Shkup, mbajtur më 23 prill 2019, në praninë e të gjithë myftilerëve dhe/ose koordinatorëve të 13-të Myftinive, Bashkësia Fetare Islame e RMV doli me këto konkluzione:

112

Në Mbledhjen e Jashtëzakonshme të Rijasetit në Fakultetin e Shkencave Islame në Shkup, mbajtur më 23 prill 2019, në praninë e të gjithë myftilerëve dhe/ose koordinatorëve të 13-të Myftinive, Bashkësia Fetare Islame e RMV doli me këto konkluzione:

1. Kjo që po ndodh aktualisht me Bashkësinë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut është pasojë e mosndëshkimit të personave që morën pjesë në puçin e vitit 2015 kundër BFI-së dhe Kryetarit të saj;

2. Të mos preket autonomia kushtetuese e garantuar e Bashkësive Fetare në RMV, në mënyrë të veçantë e BFI të RMV, dhe puna e tyre të mos kontekstualizohet për përfitime zgjedhore e të tjera, duke ruajtur autonominë e tyre me çdo çmim;

3. Bashkësia Fetare Islame e RMV nuk i njeh Kryetarin dhe Nënkryetarin e Komisionit për Çështje Fetare të Republikës së Maqedonisë së Veriut;

Advertisement

4. Kërkohet që ndaj gjykatëses që ka marrë Vendimin skandaloz të merren masa në kuadër të sistemit gjyqësor;

5. U bëjmë thirrje Qeverisë dhe të gjitha organeve të saj: Larg duart nga Bashkësia Fetare Islame e RMV!

6. Kërkohet ushtrimi i vërtetë i të gjitha pushteteve, jo vetëm i pushtetit ekzekutiv – gjithnjë në të mirë të të gjithë qytetarëve, pa dallime fetare, etnike etj.

7. BFI e RMV ka qenë, është dhe do të mbetet në anën e të drejtës, të funksionimit të ligjit, të ruajtjes së qetësisë dhe të paqes në vendin tonë, përtej veprimeve të dyshimta, kokë më vete, ose të organizuara, të cilat e pengojnë punën e rregullt të institucioneve tona, në veçanti të BFI të RMV, si Bashkësi Fetare e më shumë popujve që jetojnë në RMV.