Kosova ka probleme me politikanët dhe zyrtarët e korruptuar

136

Kosova ka problem me politikanët dhe zyrtarët e korruptuar, të cilët punojnë më tepër për interesat e tyre personale ose kriminale, sesa për interesin e shoqërisë për të cilën janë të thirrur të shërbejnë, ka thënë Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell, ka thënë në një deklarim në Facebook.

Sipas tij, kur korrupsioni merr përmasa rajonale dhe ndërkombëtare, krijohet hapësirë për krimin e organizuar dhe pastrimin e parave, dukuri të cilat e dëmtojnë edhe Mbretërinë e Bashkuar. “Për këto arsye, ne në Ambasadën Britanike në Kosovë punojnë që t’i mbështesim njerëzit e guximshëm, siç është rasti i Murat Mehmetit, një zyrtar i Administratës Tatimore, i cili punon për ta luftuar korrupsionin”, tha ai.

Ambasadori O’Connell ka thënë se rasti i këtij punëtori e ka ngritur alarmin për një skemë të madhe të evazionit fiskal, prandaj Ambasada Britanike po i trajnon zyrtarët e Administratës Tatimore për ta zbuluar evazionin fiskal dhe mashtrimet sepse kjo është në të mirën e Kosovës.

Përveç kësaj, Ambasadori O’Connell ka thënë se shteti britanik po bashkëpunon edhe me sistemin e drejtësisë dhe shoqërinë civile, në mënyrë që ta monitorojnë sa më mirë punën e gjykatave dhe ta çrrënjosin korrupsionin. Përpos korrupsionit, ai ka thënë se një problem tjetër është nepotizmi, prandaj duhet të luftohet kjo dukuri në mënyrë që administrata publike t’iu shërbejë interesave të popullit të Kosovës. Kosovasot

Advertisement