Kosova nuk ka të ndalur, medaljen e dytë të artë në Tbilisi

“Dy herë fluturoj kubanezja! Lori po na bën krenar pakufi! E artë në Grand Prix Tbilisi! Loriana Kuka po vazhdon edhe si pjesë e familjes ëndrrën time që më mbeti në gjysmë! Fundajavë e bukur për popullin e shtypur me shekuj! Liria e merituar për të rinjtë që i kemi”, shkruan trajneri Driton Kuka.

82

Xhudistja kosovare Loriana Kuka ka arritur të fitojë medaljen e dytë të artë për vendin e saj në Tbilisi. Kuka e cila debutoi vitin e kaluar në Grand Prix, ndjeku shembullin e koleges së saj nga Kosova, Nora Gjakova, e cili fitoi një ditë më parë në peshat deri 57 kilogram, shkruan foldrejt.lcom.

Ajo triumfoi kundër Kaliema Antomarchi (KUB).

“Dy herë fluturoj kubanezja! Lori po na bën krenar pakufi!
E artë në Grand Prix Tbilisi! Loriana Kuka po vazhdon edhe si pjesë e familjes ëndrrën time që më mbeti në gjysmë!
Fundajavë e bukur për popullin e shtypur me shekuj!
Liria e merituar për të rinjtë që i kemi”, shkruan trajneri Driton Kuka.

Advertisement