Krahasimi i ushtrive të Amerikës, Rusisë dhe Kinës

Bombat atomike: Më shumë disponon Rusia 6850, SHBA 6450, (më pas vjen Franca 300), Kina 280

269

Donald Trump ndjehet i kërcënuar nga Kina. Megjithatë edhe Rusia ka më shumë ushtarë sesa SHBA. A ndodhet bota përpara kohëve më të vështira?

Harta e botës ku SHBA-të, Rusia dhe Kina kanë baza ushtarake.

SHBA është forca ushtarake numër një. Përkundër kësaj, është për t’u mos u neglihuar ngritja ushtarake e Kinës – që në të ardhmen mund të ndryshojë ranglistat.

Ushtarët amerikanë janë të kudondodhur që nga Japonia, Korea e Jugut dhe Gjermania, deri te vendet si Kosova, Omani, Grendlanda dhe shumë shtete tjera në të gjitha kontinentet.

Advertisement

E ashtuquajtura „European Command“ e SHBA-së përbëhet nga 50 mijë trupa të komanduara nga Stuttgart-i. Vetëm në Gjermani ushtria amerikane ka në dispozicion 13.326 ndërtesa dhe objekte – në pronësi të saj ose të marra me qira, shruan FAZ. Si baza më e madhe amerikane në botë nga shumë media llogaritet Bondsteel në Kosovë.

Në anën tjetër Rusia poashtu po mundohet të rrisë prezencën e saj ushtarake në Siri dhe Vietnam, kurse problemet e fundit në Venezuelë poashtu lidhen ngushtë edhe me ndikimin që kjo e fundit ka nga Rusia. SHBA nuk lejon që në kontinentit amerikan të ketë baza ushtarake të shteteve tjera, informon foldrejt.com.

Forca e trupave ushtarake dhe teknologjia

Numri i ushtarëve: SHBA ka 2 milion trupa ushtarake, Rusia 3.6 milion, kurse Kina 2.7 milionë ushtarë.

Avionët ushtarakë: SHBA ka 4792 aeroplanë luftarakë, Rusia 2234, kurse Kina 2652.

Aeroplanë transportues: SHBA ka 5248, Rusia 1524, kurse Kina 722.

Helikopterë: SHBA ka 5758, Rusia 1451, kurse Kina 985.

Tanke: SHBA ka 5884, Rusia ka më shumë 20300, kurse Kina 7716.

Automjetë të blinduara luftarake: SHBA ka 38882, Rusia 27400, Kina ka 9000.

Sisteme antiraketore: SHBA 2942, Rusia 8516, kurse Kina shumë më tepër 16.032.

Marinë

Aeroplanmbajtëse: SHBA ka 20 sosh, kurse Rusia dhe Kina kanë nga një.

Fregata: SHBA ka 75, Rusia 100, kurse Kina ka më tepër 118.

Nëndetëse
: SHBA ka 66, Rusia 62, kurse Kina 73.

Sipas agjencisë së lajmeve ruse Ria Novosti, Kremlini kërkon që të rrisë përsëri bazat ushtarake dhe atë në vende si Kuba, Nikaragua, Sejçele ose Singapur. Mos harrojmë që Rusia disponon numrin më të madhe të bombave atomike në botë.

Kina ka hapur përherë të parë bazën e saj ushtarake jashtë shtetit vetëm përpara dy vjetësh në Afrikën Lindore – Xhibuti. Ky vend musliman është pikëqendra e Detit të Kuq dhe oqeanit indian ku edhe shumë shtete tjera si SHBA, Gjermania dhe Britania e Madhe kanë stacionuar ushtarët e tyre.

Ja edhe krahasimet e fundit sa i takon bombave atomike dhe shpenzimeve ushtarake.

Bombat atomike: Më shumë disponon Rusia 6850, SHBA 6450, (më pas vjen Franca 300), Kina 280.

Shpenzimeve ushtarake: SHBA financon ushtrinë me 610 miliardë dollarë në vit, Kina me 228 miliardë dollarë (+740 përqind), kurse Rusia 66.3 miliardë dollarë.

Shifrat e lartëpërmendura janë marrë nga Sipri, kurse një studim i institutit londinez për studime strategjike IISS, thekson se shpenzimet ushtarake kineze janë shumë herë më të larta.

Kina ka filluar të prodhojë vetë aeroplanmbajtëse dhe jo më të blejë nga shtetet tjera (kupto: Rusinë). Në 2017 Kina proklamoi aeroplanmbajtësen e parë të saj „Shandong“.

Si do shkojë më tej rivaliteti mes SHBA-së dhe Kinës? Ish komandati i lartë amerikan për Europën, Ben Hodges, paralajmëroi në nëntor 2018 se do ketë një luftë mes Kinës dhe SHBA-së në 15 vitet e ardhshme. Lufta e fundit tregtare mes Uashingtonit dhe Pekinin tregon se ajo ka dimensione tjera – përveç asaj ushtarake. Një konflikt i vërtetë mes tyre do sjellte një përfundim pa fitues./Foldrejt.com

Të drejtat e autorit: Matthias Janson (Statista)
Burimet: SIPRI, Global Firepower, Ministria e brendshme amerikane, Foldrejt.com. Ria Novosti