Krijuesit e YouTube në panik nga politikat e reja të platformës…

131

Një zëdhënës i YouTube konfirmoi se sajti kishte filluar kufizimin e reklamave në video që mund të tërheqin komente të papërshtatshme.

YouTube ka filluar të tërheqë reklamat nga disa prej videove që përmbajnë komente të papërshtatshme duke shkaktuar panik tek krijuesit e videove.

Lëvizja e YouTube erdhi pak ditë pasi u raportua një rrjet pedofilie në platformën e njohur të videove.

Mbrëmjen e së Enjtes stafi i YouTube publikoi në Twitter se një video mund të humbasë reklamat nëse komente të papërshtatshme postohen në të.

Advertisement

“Edhe sikur përmbajtja e videos të jetë e përshtatshme, komentet mund të çojnë në heqjen e reklamave,” shprehej YouTube.

Një zëdhënës i YouTube konfirmoi se sajti kishte filluar kufizimin e reklamave në video që mund të tërheqin komente të papërshtatshme.

Demonetizimi i videove bazuar në komentet që shikuesit bëjnë dhe jo realisht përmbajtja e saj është një lëvizje drastike për YouTube. Kompania po e bën këtë për të fituar pas reklamuesit të cilët tërhoqën reklamat nga YouTube pas publikimit të skandalit.

Reklamues si Nestle, Disney dhe krijuesi i Fortnite tërhoqën reklamat nga YouTube i cili në përgjigje fshiu mëse 400 kanale dhe miliona komente për të rrëzuar rrjetin e pedofilëve.

Skandali gjithashtu ka lënë platformën të terrorizuar nga përsëritja e një apokalipsi reklamash duke shkatërruar imazhin e kompanisë në sytë e reklamuesve.

Një prej krijuesve më popullor të YouTube, Philip DeFranco me mbi 6 milion ndjekës tha se politikat e reja kanë përhapur panik tek krijuesit. /PCword.al/