Kriza politike/ Ndërkombëtarët zbarkojnë në zyrën e Metës

93

Kreu i Delegacionit të BE në Tiranë, Luigi Soreca, ambasadorja e Gjermanisë, Sussane Schutz, ambasadori britanik, Duncan Norman si dhe Christina Vasak, ambasadore e Francës kanë mbërritur në Presidencë.

Mësohet se ata janë pritur në takim nga kreu i shtetit Ilir Meta. Kriza politike dhe 30 qershori mësohet se janë në fokus të këtij takimi. Presidenti Meta nisi këtë të enjte konsultimet me partitë e opozitës për gjetjen e rrugëzgjidhjeve lidhur me krizën politike që po kalon vendi.

Meta takoi liderin e opozitës Lulzim Basha në orën 09:00 të mëngjesit dhe më pas edhe krerët e partive të koalicionit opozitar./mapo.al

Advertisement