Kryeqyteti i Kazakistanit Astana ndryshon emrin në Nur-Sulltan

Kjo është hera e katërt në 60 vjetët e fundit, që ky kryeqytet ndryshon emrin e tij. Disa qytetarë dhe politikanë të opozitës kundër këtij vendimi, i cili u fuqizua pas nënshkrimit të presidentit të përkohshëm Kasik Jomart Tokajev.

234

Kryeqyteti i Kazakistanit sot ka ndryshuar emrin nga Astana në Nur-Sulltan, për nder të liderit Nursulltan Nazarbaev, i cili javën e kaluar për befasi të gjithëve dha dorëheqje, pas 30 viteve pushtet.

Kjo është hera e katërt në 60 vjetët e fundit, që ky kryeqytet ndryshon emrin e tij. Disa qytetarë dhe politikanë të opozitës kundër këtij vendimi, i cili u fuqizua pas nënshkrimit të presidentit të përkohshëm Kasik Jomart Tokajev.

Qyteti i cili ka rreth 1 milion banorë, më herët është quajtur Akmolinsk, Tselinograd dhe Akmolla para se të quheshte Astana ose “kryeqytet”, të cilin e shpalli si të tillë Nazarbaev në vitin 1997.

Advertisement