Kthehet minarja në xhaminë e Ohrit, qytetarët falënderojnë Asaf Ademin (Foto)

Edhe përskaj kundërshtimeve të shumta, është kthyer minarja në xhaminë e Ali Pashës në Ohër.

180

Edhe përskaj kundërshtimeve të shumta, është kthyer minarja në xhaminë e Ali Pashës në Ohër.

Kundër ndërtimit të miniaresë ishin disa organizata joqeveritare maqedonase, por që përkraheshin deri diku edhe nga institucionet.

Ata kërkonin të ndalohet rikonstruimi i Xhamisë “Ali Pasha” në qendër të Ohrit, pasi pretendonin që e njëjta nuk po bëhet sipas dispozitave ligjore. “Nuk kemi asgjë kundër konservimit të xhamisë si objekt i rëndësie historike të mbrojtur me ligj, por se e kundërshtojmë ndryshimin e dukjes së objektit, rrethit të saj, por edhe planit për ndërtimin e minares 33 metra në qendrën e Ohrit”, insistonin nga shoqata “Sovest”.

Pengesa për këtë organizatë qytetare thuhej se është minareja 33 metra edhe pse minarja origjinale e rrënuar para shumë viteve ka pasur të njëjtën lartësi. Mirëpo edhe për minaren është sigurua leje në aspektin administrativ dhe juridik dhe e njëjta tashmë është ndërtuar.

Advertisement

Qytetarët e Ohrit për ndërtimin e minares falënderojnë edhe ministrin e kulturës, Asaf Ademi.

“Me vendosmërinë e BFI dhe ministrit të Kulturës z. Asaf Ademi Xhamia e Ohrit Ali Pasha pas disa dekadave i erdhi pamja origjinale. Minareja u rikthye përsëri”, kanë komentuar qytetarë dhe aktivistë shqiptarë nga Ohri në Facebook.

Ndryshe, Xhamia e “Ali Pashës” është ndërtuar në vitin 1573. Në këtë kohë ajo gjithashtu shërbeu si një shkollë e mesme fetare. Më vonë në vitin 1823 xhamia është rinovuar nga veziri shqiptar Ali Pasha, prandaj edhe e ka marrë emrin e tij.

Minarja e xhamisë së Ohrit
Xhamia e Ohrit