KURTI TAKON AMBASADORIN GJERMAN, FLET ME TË PËR RIMËKËMBJEN E EKONOMISË

Sot, në zyrën e tij, Kryeministri në detyrë, Albin Kurti takoi ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt.

Sipas komunikatës dërguar nga zyra e kryeministrit, në këtë takim është diskutuar për rimëkëmbjen ekonomike dhe sociale, shkruan lajmi.net.

“Në takimin e sotëm u diskutua për rimëkëmbjen e shoqërisë pas fitores ndaj pandemisë. Rimëkëmbje sociale e ekonomike”, thuhet në këtë komunikatë.

“Qeveria e Kosovës falënderon ambasadorin Heldt dhe shtetin gjerman për marrëdhëniet bilaterale, projektet e përbashkëta, ndihmën dhe përkrahjen e vazhdueshme që na e kanë dhënë dhe po vazhdojnë të na e japin. Prezencën e tyre e shohim nëpërmjet KËF-së dhe GIZ-it gjerman. Të dyja këto institucione kanë qenë përherë afër vendit tonë nëpërmjet forcimit të sundimit të ligjit dhe mbështetjes financiare”, u tha tutje në njoftim./rtk

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here