LËNI INATET OPOZITË, BASHKOHUNI SA MË SHPEJTË!

179

LËNI INATET OPOZITË, BASHKOHUNI SA MË SHPEJTË!

Pse po na torturoni e na maltretoni ju të opozitës shqiptare, a kështu mendoni ta fitoni pozitën skandaloze-seksuale-korruptive? Të përçarë e fitimtarë, çëllo (shiko) mos, doni ashtu veças e krye më vete, pa sakrificë partiake-bashkuese t’i merrni votat nga këta pak shqiptarë të mbetur në Maqedoni. Në vend të bashkoheni e me sulmet argumentuese ndaj pozitës ta bindëni popullin për t’ua dhënë votën, përkundrazi, ju merreni me vetveten duke kritikuar njëra parti tjetrën, interesant, opozita kundër opozitës, po kjo ndodh vetëm te “shiptaranet”, te popujt tjerë s’na kap mendja; në anën tjetër partitë parlamentare e qeveritare vëreni sa të lidhur e të bashkuar janë, nuk mund t’i zgjidh e t’i përçajë as Han, Nuland, Macron, Katica Janeve, po se dimë pse as Amerika e Europa rri heshtur ndaj kësaj qeverie. Si mendoni ju, aq lehtë merret vota, kop e gllop në kutinë e votimit…? Shumë mirë e dimë se vota s’ka të bëjë me patriotizëm, po me çmime e vlera interesash e cila gjatë kampanjës zgjedhore do bëhet mall për shitjes në pazarin zgjedhor. Këtë mall zgjedhor e blen më i forti. E çfarë force keni ju të nderuar të opozitës, forcën e punësimit, jo, të pushtetit, të ministrive, të qindmilion parave të vjedhura për blerjen e votave, jo, përveç mallit të ndarjes e përçarjes kurrgjë tjetër s’keni, ju, opozitë e dashur. Një thënie popullore thotë se e mira apo e keqja para se të vijë i ka parashenjat e saja, që nënkupton se këto veprimet tuaja perveze e të pakuptimta na bindin çdo ditë e më shumë se e keqja jo që nuk do na largohet, por edhe do na shtohet. Ju pyesim pse nuk bashkoheni tok?, pse keni aq inate partiake ndaj njëra tjetrës?, mos ndoshta lakmia për pushtet?, ndoshta dëshirat pushtetare lideriste janë bërë pranga kryelartësie në qafat tuaja, e s’ju lënë të logjikoni e të mendoni se ç’jeni duke bërë? A e dini se dita ditës jeni duke na bindur se të njejtët jeni, po mos e dhashtë Zoti më të këqinj, për shkak se pozitën e ka lidhur bashkë e keqja, veprimet e tyre të shëmtuara, po habitem pse ju nuk bashkoheni për hatër e për të mirën e popullit. Kurrë s’mund të fitoni kështu të ndarë. Se kemi gajlen tuaj për humbje, po na dhimbset populli!

Sulejman Mehazi
Ripostim
16 tetor 2016
Tetovë