Librat e Javës III: Kundera, Kadare dhe Osho

“Nuk ka dyshim se në këtë botë ka pasur më pak gjeste, sesa individë. Kjo na çon në konkluzionin tronditës: një gjest është më individual sesa individi. Dhe për ta thënë në formë proverbi: shumë njerëz, pak gjeste”

133

“Pavdekësia” – Milan Kundera

Çfarë është pavdekësia? Është fuqia për të qenë kuptim dhe dashuri? Milan Kundera provon në një soditje të jashtëzakonshme përshkrimesh të jetëve nga anonimati deri te ata që vijojnë të jenë mes nesh përmes gjenialitetit të tyre, e njëkohësisht përmes historive të cilat kanë marrë udhë ngase pena apo peneli i tyre ka fiksuar gjestet e tyre – gjeste që mund të humbin nëse ne nuk kemi fuqi t’i dallojmë, t’i lexojmë apo t’i përjetësojmë.

Nuk ka dyshim se në këtë botë ka pasur më pak gjeste, sesa individë. Kjo na çon në konkluzionin tronditës: një gjest është më individual sesa individi. Dhe për ta thënë në formë proverbi: shumë njerëz, pak gjeste”. (“Pavdekësia”, Milan Kundera, f.13).

Anjeza e, më pas, motra e saj e vogël Lora, e padyshim Betina, hyjnë vrullshëm në botën e trillit përmes gjestit – pikërisht një lëvizje dore e Anjezës– lëvizje që nis të shënjojnë në jetë ashtu siç do të shënonte dikur për botën pena e Gëtes, peneli i Rubensit, lëvizja e gishtave të Bethovenit, apo lapsi i Heminguejit e Shinclerit.

Por çfarë i lidh këta të panjohur, kaq të zakonshëm, kaq të vdekshëm, me ata të njohur, të jashtëzakonshëm, të pavdekshëm, artistë, që kanë shënjuar emrin e tyre për të mbetur në histori. Është pikërisht gjesti – një lëvizje e dorës, një lot apo një buzëqeshje e tyre, një pulitje sysh – që ka vënë në lëvizje gjithë mekanizmin e asaj çfarë ka mbetur nga poezia, muzika apo piktura e atyre që janë në listën e emrave ku vijojmë “të kërkojmë atë që na duhet ne të gjallëve”. Kundera sjell nga brenda botës së tij Anjezën, duke e kthyer në hijeshinë e pikëpyetjeve për të cilat më pas ia vlen të gjithë të meditojmë. Ashtu siç rindërton Betinën, gruan që s’reshti së dashuruari Gëten, qoftë edhe për një çast, edhe pse thuajse në kufirin e  pamundësisë. Si “dëshmitarë” të kësaj dashurie të pamundur, Kundera sjell Rilken, Romen Rolanin e Pol Elyarin, si pjesë të “dëshmisë” – të dëshmisë që vjen nga poezia apo përshkrimet e tyre, ku jeta e njeriut vërtitet sërish varg pas vargu, apo paragraf pas paragrafi, pikërisht për të rrokur ata lot që “lagin më shumë se sa dy sy apo një zemër”. A nuk jemi ne të gjithë të vëmendshëm ndaj një gjesti tek ata që duam, pikërisht një gjesti që askush tjetër nuk mund ta vërë re as lehtësisht e as duke u menduar, pasi edhe nëse e sheh nuk mund ta perceptojë si ne? Por që ne, edhe pse s’mund ta përshkruajmë, e dimë se një lëvizje dore, një kthim koke, një pulitje e syve, mund të jetë urdhëruar nga zemra – e vetmja njohëse e vërtetë për gjërat që mbeten me kuptim.

“Kur sunduesit grinden” – Ismail Kadare

Advertisement

“Kur sunduesit grinden” rrëfen fatin e qindra autorëve që shkruanin në kohën e diktaturës.

Përmes një bisede telefonike të zhvilluar nga udhëheqësi Stalin me një nga shkrimtarët më të njohur të asaj kohe, Boris Pasternak, shkrimtari shqiptar Ismail Kadare rrëfen jo vetëm joshjen që e shtyn njeriun drejt pushtetit, por edhe shenjat që diktatura lë te shkrimtari. Kadare bën edhe një herë thirrje që dosjet të hapen.

Vepra sjell një qasje mbi raportin e shkrimtarëve me diktatorët dhe në kopertinë ka imazhin e Janusit, perëndisë që sipas mitit romak, ishte perëndia e fillimit, kohës, tranzicionit, dualitetit. Kadare ka punuar prej dy vitesh për këtë libër, mbi telefonatën e diskutuar gjatë, të një shkrimtari në ish Bashkimin Sovjetik me Stalinin “udhëheqësin” që në një moment do të përdorte këtë telefonatë, kundër shkrimtarit.

“Intuita” – Osho

Intuita, rrugëtimi drejt meditimit

Duke marrë shkas nga një libër, i cili personalisht më ndryshoi rjedhën e jetës, më lindi idea e kësaj rubrike. Libri titullohet ‘Intuita’ dhe është një përmbledhje e fjalimeve të filozofit të famshëm indian, Rajneesh, të njohur si Osho.

Para se të shfletoja atë libër të magjishëm, intuitën e njihja thjesht si fjalë, e jo si koncept. Mendoj se për shumë njerëz të tjerë mund të jetë po njësoj.

Libri është tejet informues dhe unë u futa në një botë, që do të kisha shumë dëshirë të më bashkoheshit.

Le të merremi sot me përkufizimin e intuitës, duke ia lënë rastin një tjetër dite për t’u thelluar më shumë. Për çdo koncept, është esenciale të dimë dhe të kuptojmë më së miri kallupin, më pas brendinë.

Atëherë, çfarë është Intuita?

  • Intuita ëshët një proçes që na jep aftësinë për të ditur diçka në mënyrë të drejtpërsëdrejtë, pa arsyetim analitik.
  • Intuita është ura që lidh boshllëkun ndërmjet të vetëdishmes dhe jo të vetëdishmes, gjithashtu instiktit dhe arsyes.

Kërkime shkencore kanë dalë në konkluzionin se intuita na ndihmon të ndërmarrim vendime më të mira dhe na shton besimin tek vetja. Kjo mund të jetë e pabesueshme për ata që e shohin si koncept spiritual. Në realitet, është një aftësi e pranuar nga shkenca dhe tejet e fuqishme!

E përse është e rëndësishme të tregohemi intuitivë?

Intuita të mundëson mirëkuptim dhe gjykim pa patur nevojën e një justifikimi racional. Mos e injoroni atë. Mund të jetë partnerja juaj më e mirë, në pritje për t’ju bërë më të lumtur.

Të gjitha librat mund t’i porositni online në Librarinë Nobel, Tetovë

Facebook

Instagram