Librat e javës

Kozmologu me famë botërore dhe autori bestseller nr. 1 i librit Një histori e shkurtër e kohës, na jep mendimet e tij të fundit mbi pyetjet më të mëdha për universin, në këtë vepër të shkëlqyer të publikuar pas vdekjes së tij.

269
Libraria Nobel ofron mundësin për të bler online
Stephen Hawking – “Përgjigje të shkurtra për pyetjet madhore”, Minerva

“Përgjigje të shkurtra për pyetjet madhore” nga Stephen Hawking

Kozmologu me famë botërore dhe autori bestseller nr. 1 i librit Një histori e shkurtër e kohës, na jep mendimet e tij të fundit mbi pyetjet më të mëdha për universin, në këtë vepër të shkëlqyer të publikuar pas vdekjes së tij.
Si u krijua universi? A do të mbijetojë njerëzimi në planetin tokë? A ekziston jetë inteligjente përtej sistemit tonë diellor? A mund të na e kalojë ndonjëherë në zgjuarsi inteligjenca artificiale?


Përgjatë karrierës së tij të jashtëzakonshme, Stephen Hawking e zgjeroi kuptimin tonë për universin dhe zbuloi disa nga misteret më të mëdha të tij. Por edhe pse puna e tij teorike mbi vrimat e zeza, kohën imagjinare dhe universet e shumëfishtë ia çoi mendjen në pikat më të largëta të hapësirës, Hawking besonte se shkenca luan një rol themelor në ndreqjen e problemeve këtu në tokë.


Dhe tani, ndërsa përballemi me ndryshime shkatërrimtare – përfshi ndryshimin e klimës, kërcënimin e luftës bërthamore dhe zhvillimin e super-inteligjencës artificiale – Stephen Hawking e kthen vëmendjen te çështjet më urgjente për njerëzimin.

Advertisement


Gjithëpërfshirës, stimulues nga ana intelektuale, i argumentuar me pasion dhe i mbushur me humorin e tij karakteristik, PËRGJIGJE TË SHKURTRA PËR PYETJET MADHORE, libri i fundit i një prej mendjeve më të mëdha të historisë, është një këndvështrim personal mbi sfidat me të cilat përballemi ne si racë njerëzore dhe se ku ne, si planet, do të shkojmë më tej.

Henry Marsh – Rrëfimet, Minerva

Henry Marsh – Rrëfimet

Henry Marsh ka kaluar një jetë në frontin e kirurgjisë. Ka pasur ngritje ngazëlluese dhe ulje shkatërruese, por dashuria e tij për praktikën e neurokirurgjisë nuk është zbehur kurrë.


Në vijim të botimit të bestsellerit të New York Times, “Mos bëj dëm”, Marsh u tërhoq nga puna e tij me kohë të plotë në Angli për të punuar si vullnetar në Ukrainë dhe në Nepal. Në librin Rrëfimet ai përshkruan vështirësitë e punës në këta shtete të trazuar dhe të varfër, si dhe çfarë ka kuptuar më tej nga praktika e mjekësisë.

Marsh gjithashtu përballet me barrën e përgjegjësisë që mund të vijë nga përpjekja për të pakësuar vuajtjen njerëzore. Duke zbuluar për herë të parë kujtime të ditëve të tij të hershme si student i mjekësisë dhe përvojat që e formuan si një kirurg të ri në moshë, ai eksploron vështirësitë e një profesioni që merret me probabilitete në vend të sigurisë, si dhe kur dëshira e fortë për të zgjatur jetën mund të vijë me një kosto tragjike për pacientët dhe për ata që i duan.

Duke reflektuar se çfarë i kanë mësuar dyzet vite përballje me trurin e njeriut, Marsh gjen një qëllim tjetër në jetë ndërsa i afrohet fundit të karrierës së tij profesionale, dhe një kuptim të ri se çfarë ka rëndësi për të gjithë ne në fund.

Ernesto SabatoAbadoni, engjëlli i skëterrës

Abadoni, engjëlli i skëterrës, Ernesto Sabato

Në jetën e tij gati njëqindvjeçare, Sabato botoi vetëm tre romane: “Tuneli” (1948), “Mbi heronjtë dhe varret” (1961) dhe “Abadoni, engjëlli i skëterës” (1974), i cili përmbyll trilogjinë. Një histori e errët dhe e fuqishme, e cila zhvillohet në një Buenos Aires klaustrofobik, që parathotë shumëçka për ngjarjet e trazuara politike që do përjetonte pak vite më vonë ky qytet.

Jemi në qytetin e skuadroneve të vdekjes, të torturave; po ashtu, jemi në qytetin e inteligjencies radikale, të majtëve radikalë, mes fretërve borgjezë dhe të rinjve të sinqertë e të dhënë pas politikës e filozofisë, mes të cilëve ndodhet autori i këtyre faqeve, i cili jeton me ata, duke vuajtur e duke u zhgënjyer me personazhet e romanit, si të ishin prej mishi e prej gjaku.

Ai thur një roman që ushqehet me të gjitha format që mund të marrë fjala: dialogë, faqe ditari, artikuj gazetash, përshkrime ëndrrash, rrëfime të kulluara etj, duke krijuar kësisoj një nga veprat më të rëndësishme të letërsisë bashkëkohore.

Fragment nga libri


Rrëmihja e të gjorit Levi-Bryl zbuloi se deri në ç’pikë ishte i gabuar ai pretendim, përveçse i pabesueshëm dhe arrogant. Ndodhi ç’kishte për të ndodhur: i përjashtuar nga mendimi, miti u strehua tek arti, i cili, në këtë mënyrë, u kthye në një përdhosje të mitit, por njëherazi edhe në një rehabilitim.


Kjo vërteton dy gjëra: e para, që është i pamposhtshëm, që është një nevojë e thellë e njeriut. E dyta, që arti do të na shpëtojë nga përçarja totale, nga ajo ndarja e dhunshme e mendimit magjik me mendimin logjik.
Njeriu është një e tërë bashkë. Prandaj romani, i cili ka një këmbë në çdo anë, ndoshta është veprimtaria që e shpreh më mirë qenien totale. U përkul dhe vendosi disa guralecë në formën e R-së.


Para ca kohësh, një kritik gjerman më pyeti se pse ne latinoamerikanët kishim romancierë të mëdhenj, por jo filozofë të mëdhenj. Ngaqë jemi barbarë, iu përgjigja, sepse, për fat të mirë, kemi shpëtuar nga skizma e madhe racionaliste. Ashtu siç shpëtuan rusët, skandinavët, spanjollët, popujt periferikë. Nëse doni të gjeni Weltanschauung-un tonë, i thashë, kërkojeni te romanet tona, jo te mendimi ynë i kulluar.

Të gjitha librat mund t’i bleni online në Librarinë Nobel, Tetovë

Facebook

Instagram