Liga e Kampionëve nuk do të jetë më e njëjta, UEFA largon një rregull të rëndësishëm !?

Liga e Kampionëve në Futbollit do të përjetojë një ndryshim të një rregulle, gjë që do ti bën ndeshjet e fazës së eliminimit të jenë jo si tash.

207

Liga e Kampionëve në Futbollit do të përjetojë një ndryshim të një rregulle, gjë që do ti bën ndeshjet e fazës së eliminimit të jenë jo si tash.

Në një takim që do të mbahet në Romë e cila është planifikuar për sot, liderët e UEFA-s do të diskutojnë për heqjen e golit të shënuar mysafir, rregull e cila daton që nga viti 1965, kur edhe Liga e Kampionëve është luajtur në formatin e vjetër.

Sipas të përditshmes sportive gjermane “Kicker” e cila shkruan se UEFA beson se ky rregull duhet të hiqet dhe të pushojë së qeni i vlefshëm në të ardhmen. Në të kaluarën, udhëtimet ishin më të rënda, kështu që goli i shënuar në fushë kundërshtarë jasht  ishte “më i vlefshëm”, por tani situata është shumë e ndryshme. Gjithashtu aty përmenden dhe standardet jo të caktuara atëherë për fudbolin që është luajtën në të kaluarën, si dhe dimensionet e ndryshme të fushës së sportit.
Real Madrid

Sot, të gjithë klubet luajnë në të njëjtat përmasa të fushës së fudbolit (105 x 68), dhe përdoret standard i njëjte i fudbolit në të gjitha ndeshjet. Me heqjen golit si mysafir, konsiderohet se ndeshjet do të jenë më tërheqëse dhe nuk do të jenë më taktikë.

Goli i shënuar si mysafirë nuk zbatohet për play-off ndeshjet  e kupave angleze, dhe është shfuqizuar në Copa Libertadores, dhe finalja luhet jasht dhe brenda  gjë që u pa edhe në ndeshjen e fundit finale mudis Boka Juniors dhe River Plate.

Advertisement

UEFA bën shpesh ndryshime në Ligën e Kampionëve, siç dhe ceket nga shtëpia e futbollit, për të përmirësuar cilësinë e futbollit elitar.