Ligji për kamatën dhe borxhet është manipulim?

142
Kuvendi i Republikës së Maqedonisë

Dje në kuvendin e Maqedonisë me procedurë të shkurtë u miratua ligji për shlyerjen e kamatës për pagesën e borxheve që dalin nga shërbimet e kryerësve të veprimtarive komunale, telefoni, operatorët celularëve dhe kabllove, taksa radio-difuzive, mirëmbajtjen e hapësirave të përbashkëta, ujitjen dhe kullimin e tokës bujqësore, i parashtruar dhe i përkrahur nga një grup i madh i deputetëve të opozitës, partive në pushtet dhe deputet të pavarur.

Ky ligj në vete ngërthen vetëm 8 nene, ku duke i përjashtuar dispozitat e përgjithshme, nocionet, dispozitat kalimtare, del se emërtimi i ligjit është më i gjatë se vet ligji në tërësi.

Me vetë faktin se ligji lejon hapësirë që kreditorët (shoqatat tregtare) të cilët janë në pronë private, vullnetarisht të vendosin përmes organeve të tyre drejtuese për shlyerje të njëanshme të kërkesave në bazë të pagesës së kamatës të grumbulluar të borxhit kryesor nga personat fizik – borxhlinj, por jo detyrimisht, parashtrohet pyetja se cili do të ishte interesi i shoqatave tregtare të ndërmarrin një hap të këtillë të shlyerjes së kamatës dhe shpenzimeve procedurale?

Çështja që krijon huti dhe ngjall dyshime se ky miratim është manipulim dhe fushatë për konsumim publik qëndron në faktin se e njëjta problematikë e shlyerjes së kamatës dhe shpenzimeve procedurale është e rregulluar edhe më herët me ligje tjera që janë në fuqi në Republikën e Maqedonisë. Atëherë, promovimi i tillë i miratimit, kujt i shërben?

Advertisement

Por me siguri që pritshmërinë dhe hamendësimet tona do të zhduken atëherë kur ky ligj do të fillojë të realizohet praktikisht, gjë që qytetarët e presim me padurim./telegrafi.mk