Lirohet nga detyra drejtori i Tatimeve Elbasan, Bedri Bejtja. Ja kush e zëvendëson

15

Bedri Bejtja është liruar  nga posti i Drejtorit të Tatimeve në Elbasan.

Mësohet se ai është liruar nga detyra për shkak të performancës së ulët në punë. Ndërsa mësohet se vendin e tij do ta zerë Vangjel Ranxha.

Sipas burimeve, Bejtja ka marrë një post tjetër në Drejtorinë e Tatimeve, atë të  drejtorit të Drejtorisë Rajonale të Tatim Taksave.

Ndërkohë Bejtja ka deklaruar se ka një muaj që ka dhënë dorëheqjen dhe se nuk e kanë shkarkuar.