Lumi i pesë ngjyrave, bukuri mahnitëse (VIDEO)

E vendosur 170 km në jug të Bogotës, në tre ekosisteme të ndryshme – në malet e Andeve shkëmbore, në fushat e Llanos gjithëpërfshirëse dhe në xhunglat e Amazonës – ndodhet lumi më i bukur në botë. Në Kolumbinë qendrore, pikërisht në Parkun Kombëtar Sierra de La Macarena, ndodhet ‘Caño Cristales’

120

E vendosur 170 km në jug të Bogotës, në tre ekosisteme të ndryshme – në malet e Andeve shkëmbore, në fushat e Llanos gjithëpërfshirëse dhe në xhunglat e Amazonës – ndodhet lumi më i bukur në botë. Në Kolumbinë qendrore, pikërisht në Parkun Kombëtar Sierra de La Macarena, ndodhet ‘Caño Cristales’.

Është një zonë me biodiversitet dhe bukuri të mrekullueshme,dhe do të gjeni një nga mrekullitë më spektakolare natyrore të botës.

Caño Cristale quhet shpesh “lumi i pesë ngjyrave”, i cili është rezultati i një dukurie unike biologjike që përgjithësisht ndodh nga qershori deri në nëntor.

Sipas Javier Francisco Parra, koordinator lokal i autoritetit mjedisor të Kolumbisë, shprehet se ky  ekosistem është unik në botë, dhe ka disa bimë që i jep bukuri piktoreske. Një nga mrekullitë e këtij ekosistemi të brishtë është se me çdo sezon të ri lumi duket ndryshe nga ajo e vitit të kaluar.

Advertisement