Malit të Zi i pengon flamuri shqiptar

182

Nik Gjeloshaj, kryetari i Alternativës Shqiptare, ka ftuar shqiptarët të përdorin flamurin e tyre pa frikë, ndërsa nëse dënohet, dënimet do ti paguaj partia e tij.

Gjelosha ka vlerësuar se flamuri shqiptar në Mal të Zi kohëve të fundit ëshët bërë „therr në sy“ për zyrtarët policor në komunat ku jetojnë shqiptarët, ndërsa vendimi
për tu sanksionuar valvimi i flamurit, Gjeloshaj e ka vlerësuar si tentim i kot.

Ai ka porositur se as policia e as gjykatat nuk mund t’i ndalojnë shqiptarët të shfrytëzojnë falmurin e tyre kombëtar dhe të shfaqin hapur dashurinë e tyre për
flamurin.

“Sa do që mundohen, nuk janë ne gjendje të na dënojnë sepse gjithmon do të jemi të gatshëm të paguajmë çdo çmim, për ta mbrojtur flamurin tonë, krenarinë tonë që i bashkon shqiptarët gjithandej. Flamujt shqitpar do të valviten në Mal të Zi”, ka deklaurar kyetari i Alternativës Shqiptare.

Advertisement

Gjeloshaj ka shtuar se shqiptarët janë autokton në Mal të Zi dhe se e respektojnë atë si shtetin e tyre.

„Por, urretja që shfaqin institucionet të caktuara karshi flamurit të shqiptarëve, tash më po kalon në një problem psihijatrik“, ka potencuar Gjeloshaj

Ai ka theksuar se Alternativa Shqiptare do të paguaj secilin dënim për çdo shqiptar të dënuar për Flamur, deri në momentin kur përfaqësuesit politik të shqiptarëve do ta zgjidhin këtët problem. Deri atëherë qytetarët të vazhdojnë të valvisin falmurin kombëtat dhe të durojnë edhe pak.