Mallkimi i mëshirës….

108

Mallkimi i mëshirës….

Po që do të mund të mallkonte zemërziu edhe mëshirën, edhe atë do të bëntë, po pasi nuk është në duar të tij, nuk e bën dot…ndoshta në veten e tij, edhe e bën, por nuk ka ndonjë efekt anësor, përvec që po shkatëron veten.

Thatë se do të vendosni urra, për të bashkuar njerezit, ju vendosët mure për të ndarë ata.

Thatë se do të vendosni drejtësi, për të mposhtur padrejtësitë, ju krijuat ende më shumë boshllëqe për të ngritur padrejtësitë.

Advertisement

Thatë se do të sjellni moralin në shoqëri, doli që amoraliteti ishte në mesin tuaj.

Thatë se do të sjellni dashurinë mes zemrave të njerëzve, ju sollët urejtjen mesin tuaj.

Thatë se do të krijoni vizione për gjeneratat e reja, jo që u larguan gjeneratat e reja, por u’a prishët edhe shpresat e gjeneratave të vjetra për fëmijët e tyre.

Thatë se me ju do të vijë edhe shpresa për një shoqëri më të mirë, me ju u shtua edhe më tepër letargjia për mirësinë.

Thatë se do të menjanoni përgoimet e shpifjet, por ju me këto ushqenit shpirtërat tuaj.

Thatë se do të ndaloni bartjen e fjalëvë si dukuri djallëzore, ju bartjen e tyre e kishit ne identitetin tuaj.

Thatë se tradhtia do të mer fund me ju, me ju vec i’a kishte nisur ajo.

Thatë se spiunimi me celular e me incizime nuk është pjesë e juaja, ju e kishit future si risi atë në aktivitetet tuaja.

Thatë se po bëni lutje natë e ditë, ju kishit bërë mallkime.

Thatë se do të shkatëroni kurthet ndaj njerëzve , ju i kishit krijuar ata.

Thatë se po i mprehni thikat për armiqtë kur të dilni ball për ball, ju i kishit mprehur ata për miqët për pas shpine.

Ne gabuam pse ju besuam, ju besuam, se ju thatë, por ju vetëm thatë , zaten asnjëherë nuk bëtë…për këtë gabuam shumë….

SHPËRNDAJE
Artikulli i mëparshëmAksident i rëndë trafiku në Tetovë (foto)