Mandarina, fryt për të konsumuar në dimër

128

Mandarinat janë të shijshme, të dobishme dhe i kemi në çdo shtëpi sidomos në stinen e dimërit. Mandarinat janë një nga frutat më të njohura të agrumeve. E mbushur me shumë vitamina dhe minerale.

Konsumimi i frutave si mandarinat , portokalli, sigurojnë trupin me ushqyes të rëndësishëm si kalcium, magnez, kalium dhe fosfor, vitaminë C, acid folik dhe të tjerë.
Ato janë gjithashtu të mbushura me fibra dhe kalori të ulët.

Cilat janë përfitimet më të mëdha të ngrënies së lëngut të portokallit?

Forcon imunitetin.Mandarinat në këtë sezonë përmirësojnë aftësinë e trupit për të luftuar sëmundjet. Vitaminat dhe mineralet që gjenden në të stimulojnë sistemin imunitar dhe parandalojnë infeksionet.
Më e rëndësishme është vitamina C, e cila konsiderohet antioksiduese.

Advertisement

Lëkurë të shëndetshme. Për shkak të pranisë së vitaminës C, mandarinat janë të dobishme për njerëzit me disa probleme të lëkurës. Ndihmon në sintetizimin e kolagjenit, i cili është jetik për shëndetin e lëkurës, zvogëlon rrudhjen dhe zbut lëkurën.

Efekte të mira për trurin.Si një burim i acidit folik, mandarinat gjithashtu kujdesen për trurin. Acidi folik kujdeset për funksionimin normal të tij, përmirëson përqendrimin dhe lufton shenjat e depresionit. Kjo është veçanërisht e dobishme për gratë shtatzëna sepse marrja e saj parandalon dëmtimin e fetusit.

Forcon kockat dhe muskujt.Konsumimi i rregullt i mandarinave kontribuon në forcimin e eshtrave – për shkak të pranisë së kalciumit dhe fosforit në to. Këto minerale gjithashtu parandalojnë spazma muskulore.

Përmirëson tretjën.Citrus – lengu i mandarinave ka një përmbajtje të lartë të fibrave që përmirëson sistemin e tretjes.
Ato lehtësojnë lëvizjen e ushqimit përmes zorrëve dhe ndihmojnë në problemet me kapsllëk. Përveç kësaj, kaliumi normalizon tkurrjen e muskujve dhe mbështet sistemin sekretor.

Ndihmon në balancin e elektrolitëve në trup.Mandarinat kanë kalium që kujdeset për balancimin e elektroliteve në trup -pra më korrektësisht të lëngjeve të trupit tone.