Maqedoni, epidemia e fruthit mund të zgjas me muaj të tërë

Që nga fillimi i epidemisë 961 persona janë prekur nga fruthi, nga ta 682 janë nga Shkupi. Ministri i shëndetësisë Venko Filipçe për DW ka deklaruar se epidemia mund të zgjas me muaj.

143

Ministri Filipçe ka apeluar për vaksinim të menjëhershëm të pa vaksinaurve duke paralajmëruar se epidimia e fruthit mund të zgjas me muaj të tërë.

“Sa më shumë të pa vaksinaur të vaksinohen, aq më shpejt do t’i jepet fund epidemisë. Apeloj që maksimalisht t’i përmbahemi masave dhe vaksinim të menjëhershëm të pa vaksinaurve” , ka deklaruar ministri Filipçe për DW.

Autoritetet shëndetësore kanë apeluar për vaksinim të menjëhershëm

Ai ka vlerësuar se epidimia është përhapur si shkak i imunitetit kolektiv të qytetarëve. Sipas ministrit nga 961 të sëmurë numri më i madh i të  prekurve janë nga Shkupi (682). Epidemi aktive ka në Shkup, Tetovë, Kumanovë, Gjevgjeli, Kërçovë dhe Strugë. 

Advertisement