Maqedonia në vendin e 78 për demokraci, sipas indeksit të “The Economist”

Me indeksin e demokracisë janë përfshirë 167 shtete, ndërsa janë vlerësuar sipas 60 treguesve në pesë kategori: procesi zgjedhor dhe pluralizmi, funksionimi i qeverisë, pjesëmarrja politike, kultura politike demokratike dhe liritë qytetare.

130
Maqedonia ne demokraci
Index ranking
DEMOKRACIA e ndali rënien e saj në vitin 2018. Sipas raportit të fundit “The Economist” të quajtur si Njësisë së Inteligjencës të Indeksit të Demokracisë. Shkalla e indeksit ka bërë matjen në 167 vende me 60 tregues në pesë kategori të gjera. Kategroitë janë ndarë në procesi zgjedhor dhe pluralizmi, funksionimi i qeverisë, pjesëmarrja politike, kultura politike demokratike dhe liritë qytetare. Këto indeksë kanë arritë në përfundimin se vetëm 4.5% e popullsisë së botës jetojnë në një “demokraci të plotë”. Megjithatë, rezultati global i përgjithshëm mbeti i qëndrueshëm në 2018 për herë të parë në tre vjet. Vetëm 42 vende përjetuan një rënie, krahasuar me 89 në vitin 2017. Në mënyrë inkurajuese, 48 u përmirësuan.

Pjesët e Evropës po vuajnë nga një sëmundje demokratike. Italia ka një rënie nga 21 në 33 në renditjen. Atje votuesit zgjodhën një koalicion puliste që kërkon të anashkalojë institucionet demokratike, të kufizojë liritë civile të emigrantëve dhe romëve. Rezultati i Turqisë për të gjashtin vit radhazi u ulë kjo pasi Presidenti e rriti fuqinë e tij në pushtet. Rusia përkeqësohet për të dhjetën vit me radhë. Atje kandidati kryesor i opozitës u ndalua nga kandidimi në zgjedhjet presidenciale dhe Vladimir Putin vazhdoi të shtypte liritë civile. Afrika dhe Azia Sub-Sahariane panë përmirësime të lehta në 2018, kryesisht duke reflektuar rezultate më të larta për pjesëmarrjen politike.

Maqedonia ne renditjen
https://www.economist.com/graphic-detail/2019/01/08/the-retreat-of-global-democracy-stopped-in-2018

Maqedonia në indeksin e demokracisë për vitin 2018 sipas gazetës britanike “The Economist” ka përparuar për 10 vende. Tani ajo është vendosur në vendin e 78 me 5.87 pikë, në vlerësimin prej 0 deri 10.

Maqedonia ndodhet në kategorinë e “regjimeve hibride”, i cili përfshinë shtetet me pikë prej 5.98 deri 4.06.

Sipas indeksit të Demokracisë të gazetës britanike “The Economist” vendet ndahen:

  • vendet që kanë pikë prej 0 deri 4 janë nën kontroll të “regjimit autoritar”.
  • Vendet tjera prej 4 deri 6 janë “regjime hibride” ku gjendet dhe vendi jonë.
  • Prej 6 deri 8 “demokraci të pamjaftueshme”
  • prej 8 deri 10 janë në kategorinë e “demokracive të plota”.
Advertisement

Në kategorinë e “regjimeve hibride” prej vendeve ballkanike janë Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina. Ndërsa Turqia është radhitur në vendin 110 me 4.37 pikë. Sipas indeksit më të ri të “Economist”, demokracia në vitin 2018 nuk është zvogëluar.