Maratona e Shkupit, 12 mijë njerëz nga vende të ndryshme (VIDEO)

96

Me mijëra sportistë dhe jo vetëm, kanë vërshuar rrugët e Shkupit, secili në mënyrën e tij, për të marrë pjesë në Maratonën e 15-të “Viz Er” të Shkupit. Fituesit, nga vendi i parë e deri në të tretin, në kategorinë e meshkujve dhe femrave, në garën më të rëndë, shtegun prej 42 kilometrave, ishin garuesit nga Afrika.

Hapësira rreth finales në garat prej 5 deri 42 kilometra, në qendër të Qytetit i ngjante një qendre të argëtimit masiv.

Publiku në numër të madh, me muzikë dhe ovacione prisnin vrapuesit në Maratonën tradicionale të Viz Erit, duke i inkurajuar që tu bëjnë ballë metrave të fundit. Garën më të vështirë, i pari e përfundoi Çalaçev Asmamau Tiruneh nga Etiopia, duke arritur kohën e 2 orëve, 15 minutave dhe 37 sekondave.

Fillimisht u ul në asfalt, i lodhur deri në atomin e fundit të energjisë, u shtrua dhe u dërgua në vendin për ndihmën e parë. Por, garues të tjerë, sikurse këto dy bullgarë të rinj, edhe pas gjysmëmaratonës së vrapuar dukeshin të disponuar për një deklaratë të shkurtër me përshtypjet e tyre.

Advertisement

Super ishte vrapimi. Më të mirët ishin njerëzit që duartrokisnin. Vrapova 21 kilometra”

Tash mund të ha dicka e të pijë ndonjë birrë…”

Ishte shumë mirë, fenomenale, sikurse cdo vit. Më i miri çdo herë është fundi, kur të duash të heqësh dorë, të fitosh forcë për të shkuar përpara dhe të thuash qëndro edhe pak, ke forcë, ka shumë njerëz dhe në fund të pret një ekstazë”..

Në mesin e finalistëve ishte edhe një maratonist nga Shqipëria.

Në njërin prej shtigjeve që shtrihet thujase nëpër të gjithë Shkupin, pjesëmarrësit e Maratonës së Shkupit kishin përkrahjen e publikut. Por, kishte vende ku rrugët ishin të zbrazëta, që do të thotë se banorët e Shkupit ende nuk i kanë përqafuar veset e qyteteve tjera evropiane e botërore, ku maratonistët masovikisht inkurajohen nga nikoqirët.

Shkupjanët edhe sot dëshmuan se kur bëhet fjalë për sportin dhe shpirtin sportiv, ata parapëlqejnë që këtë ngjarje ta shijojnë nga lokali më i afërt.

Burimi: ABCnews